Politikë

Hetimet ndaj Veliajt, Petro Koçi: Në sistemin e drejtësisë ka njerëz të Berishës që duan ta shkatërrojnë! Romeo Kara: PS bëri hap fals me qëndrimin ndaj SPAK

13 Shkurt, 18:14| Përditesimi: 13 Shkurt, 18:36

  • Share

TIRANË - Avokati Romeo Kara dhe deputeti i PS-së, Petro Koçi komentuan në Report Tv arrestimin e Erion Veliajt dhe dyshimet për hetimet ndaj tij prej SPAK.

Avokati theksoi për Arbër Hitajn në Studio Live se Erion Veliaj po i jep shumë rëndësi çështjes nga ana emocionale. Ndërsa për ‘lapsusin’ në faqen e parë të dosjes hetimore se Veliaj është ‘i dënuar’ kur nuk është i tillë, Kara nuk e paragjykon prokurorin.

'Kur e kam lexuar këtë përcaktim kam menduar se kemi të bëjmë me ndonjë nga proceset penale për shpifje. Nga krahu i opozitës, kam marrë vetëm 3 dënime në shkallë të parë, dhe 3 gjyqtarët janë larguar nga sistemi. Tentojnë të të përbaltin penalisht dhe civilisht. Nuk i kam vënë rëndësi duke menduar se dënimet do ishin publike të njohura. Nga ana emocionale, Veliaj po i jep rëndësi. Nuk besoj të shprehi karakterin deri në fund prokurorin. Nuk e paragjykoj prokurorin. Është lapsus. Kushdo person që kalon në gjykim, ka të drejtën e një procesi të rregullt. Kjo është sanksionuar. Edhe unë jam gjendur në procese të padrejta. Por kemi një marrëveshje, që kur ka paragjykime duhet dhënë fakte. Pse ky prokuror apo gjykatë kanë konflikt interesi.'

Ndërsa për Petro Koçin, një ‘lapsus’ i tillë nuk i falet një prokurori. Më tej denoncoi duke thënë se në sistemin e ri të drejtësisë janë njerëz të Berishës që duan të minojnë këto institucione.

'Në rastin më të mirë është amatorizëm. Nuk i falet atij prokurori. Është bërë përpjekje për të futur më të mirët. Në rastin më të keq është paracaktim i fatit të procesit. Ky lapsus është një sugjestionim negativ në disfavor të personit në gjykim. Më duket një autogol. Nuk e pasqyron seriozitetin e një institucioni. Janë komentet që lidhen me faktin që pavarësisht se PS është garantja e funksionimit të sistemit të drejtësisë. Në këtë sistem ka bashkëpunëtorë të Berishës që duan ta shkatërrojnë këtë sistem nga brenda. Aty mund të ketë element me lidhje të vjetra aktive me PD, që rezultojnë deri aty sa dokumente serioze të SPAK përdoren nga Berisha si letra higjenike.

Kjo flet për një bashkëpunim. Është një gjë serioze. Në momentin që këto institucione si prokuroria dhe gjykata perceptohen si njerëz të infiltruar nga politika rrënojnë kredibilitetin e këtyre institucioneve. Pasqyron mungesën e standardeve të barabarta. Berishës iu kërkua masa e sigurisë detyrim paraqitje. Përfundoi në arrest shtëpiak për shkak të sjelljes së tij në raport me këto institucione. Nuk ka ndodhur kurrë me zotin Veliaj. Ka thënë jam i gatshëm të bashkëpunoj. Ose kanë frikë nga zoti Berisha ose nuk e di.'

Megjithatë, vullneti i PS-së mbetet i qartë në mbështetje të SPAK dhe reformës.

'E kam deklaruar dje, pavarësisht kësaj vullneti ynë nuk është lëkundur asnjë fije në respektimin e kësaj reforme drejtësie. Ne nuk mund të themi të kundërshtojmë këtë reformë. Berisha i gjykon këto institucione si organizata kriminale. Nga brenda del në formë spiunllëku që dalin dokumente që i përdor Berisha si karta. Këto lapsuse, të dekurajojnë. Pavarësisht kësaj kosto njerëzore, vullneti ynë për të mbështetur institucionet e drejtësisë së re nuk lëkundet aspak. PS, e vetmja garante. Çdo kërkesë financiare të tyre e kemi votuar një më një. PD ka qenë kundër. Vetë këto institucione drejtësie duhet të reflektojnë për të mos lejuar lapsuse', thotë Koçi.

Kurse, Romeo Kara mendon se SPAK është garante e një procesi të drejtë.

'Sa kosto na ka krijuar politika e dy partive të mëdhaja? Politikë që mos ardhtë më kurrë në këtë vend. Kjo politikë drejtpërdrejti i ka marrë jetën, mua dhe familjes sime. SPAK i keni ofruar paratë e shqiptarëve. Jam gati të organizohemi sot ti dalim garant SPAK më shumë se PS. Por të kishte funksionuar në partinë tuaj komisioni i disiplinës nuk do kishin dalë këto probleme. Do kishte marrë masa në emërimin e njerëzve pa meritë. Nga faturino na del milioner. Kushtet për masën e arrestit i ka plotësuar. Kemi pasur kushte për të intimiduar personat dhe quhet helmimi i provave. Kanë dhënë fakte këto persona, Xoxa nuk është arrestuar vetëm për fëmijët. Është toleruar. Mbaj të njëjtën qëndrim si në rastin e Berishës. Kjo prokurori dhe gjykatë nuk ka asnjë provë më pak për Berishën, si intimidues. Me presione të drejtpërdrejta. Kanë çuar njerëz para SPAK. edhe nga maja e çatisë dhe me njerëzit duhet të ishte në burg.'

Juristi nënvizon se PS dhe Rama me qëndrimin e djeshëm publik ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt, ka humbur logjikën e saj, duke bërë një hap fals.

'Nuk ka njeri më diabolik se Berisha. Por dje PS humbi të gjithë logjikën e saj. Ky është një hap fals, duhet ta korrigjojnë. Janë një hap më pozitiv se PD, dhe hapi është qëndrimi i drejtësisë. Dhe këtë kritikën ta mbajnë shënim, nuk duhet ta bënin atë që bënë dje. Duke i marrë njerëzit duke i çuar atje. Edhe partnerët ndërkombëtarë kanë këshilluar zbatimin deri në fund të ligjit. Po qe për fakte dhe prova janë pafund. Janë të bindur se po helmon provat. Çfarë presim? Nuk po gjykojmë engjëjt. Pse nuk mbajtën shënim kur folëm ne, sugjeruam ta bëjmë këtë reformë en bloc. Përgatisim njerëzit më të aftë, për disa muaj dhe përgatisin njerëz. Aty në parlament u gatua kjo punë. Siç jemi ne në gjykimin e tyre, ja ku jemi. Në lidhje me Berishën pse nuk zbatohet ligji neni 103. Me këtë person si do merremi ne shqiptarët, ka një formë që të merremi me këtë që gënjen.'

Ora 18:31
Dhuna e PD-së në parlament, Romeo Kara: Del çyryku Mul Noka, janë të papërgjegjshëm! SPAK të reagojë! Është faji i drejtësisë që kemi Berishën aty

Juristi Romeo Kara komentoi në 'Studio Live' dhunën e sotme në parlament prej Partisë Demokratike, teksa Flamur Noka tentoi të gjuajë me shishe ministrin Taulant Balla dhe kryeparlamentaren Elisa Spiropali.

Kara thekson se SPAK duhet të reagojë, pasi ata deputetë të PD-së janë të papërgjegjshëm, teksa Berisha menjëherë pas këtyre zënkave doli nga parlamenti duke qeshur. 

'Pamjet e dhunës, vajti çyryku i PD-së Mul Noka, janë të papërgjegjshëm. SPAK duhet të reagojë. Berisha është mjeshtëri i prapaskenës. Pasi ka dalë nga parlamenti ka bërë shakara, është zgërdhir pa pikë turpi. Është faji i drejtësisë që kemi atë Berishë aty. Ai ka testuar, njerëzit që kanë ikur nuk e duan komplet establishmentin. Janë të predispozuar për të votuar për Ramën. Mendoj se do votojnë ato që nuk i leverdisin.'

Ora 18:23
LaCivita në PD, Petro Koçi: Nuk ka bir nëne që t'i bëjë makiazh Berishës! Kot e përdhosin Amerikën me një kontratë private

Deputeti i PS-së Petro Koçi komentoi në 'Studio Live' ardhjen e LaCivitas në Tiranë, ku u shfaq krah Berishës, teksa do drejtojë fushatën e PD-së për zgjedhjet e 11 majit.

Koçi thekson se askush nuk mund t'i bëjë makiazh më Berishës, pasi është konsumuar me sjelljen e tij politike.

Njeriu i Trump, LaCivita, nuk mund të korrigjojë dot Berishën.

'Nuk ka bir nëne, që të bëjë makiazh Berishës. Është në një moshë që nuk i bën dot. Sado të përpiqet ai, rasti i sotëm sjellja në Kuvend, tregoi se Berisha nuk korrigjohet. Kot përpiqen të kompromentojnë këtë marrëdhënie biznesi, sikur ka lidhje me Trump dhe PR. Kot e përdhosin Amerikën me një kontratë private.'

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?