I vetmi proces gjykimi i hapur nga drejtësia shqiptare ende pa vendim për '21 janarin' është padia e gardës ndaj Agim Llupos dhe Ndrea Prendit, ish shefit të gardës.
Garda kërkon nga ta pagesë e dëmit financiar që shteti ka paguar për viktimat e 21 janarit.
Padia është në fazë gjykimi në Gjykatën Administrative në Tiranë. Kjo padi është zgjatur prej mbi 2 vitesh pasi fillimisht është vendosur moskompetencë por ka qenë Gjykata e Lartë e cila ka vendosur se i takon Gjykatës Administrative ta shqyrtojë.