TIRANË- Për herë të parë, ish-ministri Arben Ahmetaj u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku u pyet për rreth 6 orë nga oficerët e BKH-së. Ahmetaj u pyet si person nën hetim, në kuadër të hetimeve që po kryen SPAK ndaj Ahmetajt për 4 akuza, për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme.
Ishte ora 12:00 kur Ahmetaj u paraqit në SPAK për t'u marrë në pyetje si person në hetim i shoqëruar edhe nga avokati tij Henrik Ligori. Pas rreth 6 orësh, ora shënoi 17:36 kur Ahmetaj la ambientet e SPAK, por për gazetarët refuzoi të japë detaje të shumta, duke theksuar se vetëm kishte ardhur për të sqaruar pozicionin e tij. I pyetur nga gazetarët nëse do të paraqitet sërish, ai tha se sa herë të jetë e nevojshme. Ndërkohë, pyetjes nëse i druhet arrestimit ish-ministri i Financave preferoi të mos i përgjigjet.
"Sqaruam pozicionin. Do vini sërish? Sa herë të duhet", tha Ahmetaj.
Në prill të 2023 Gjykata e Posaçme e Apelit, ka refuzuar që të lirojë nga masa e sekuestros preventive një vilë në Hamallaj e një në Palasë, të cilat janë bllokuar për llogari të hetimit ndaj ish-zv/kryeministrit Ahmetaj. Pas dyshimeve për “fshehje të pasurisë”, me kërkesë të SPAK, GJKKO vendosi nën sekuestro dy vila në bregdet, një në Palasë dhe një në Hamallaj. E Palasës është pjesë e një kompleksi rezidencial dhe dyshohet se zotërohet nga ish-bashkëshortja e ish-ministrit të Financave, Albina Mençka, por e poseduar me emrin e shoqes së kësaj të fundit Elda Dine.
Vetë ish-bashkëshortja e zyrtarit të lartë ka mohuar të ketë lidhje me këtë objekt. Ndërsa vila në Hamallaj i përket Arjola Hoxhës, bashkëjetueses aktuale të ish-zv.kryeministrit, Ahmetaj. Ambientet e të njëjtës vilë iu nënshtruan një kontrolli nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në 8 mars, kontrolle të cilat u konsideruan të paligjshme dhe antikushtetuese nga Ahmetaj, por që e njëjta gjykatë, me të njëjtën trupë gjykuese, refuzoi shqyrtimin e ankimit. SPAK ka dyshime se dy godinat janë krijuar në burime financiare të jashtëligjshme dhe masa e sekuestros është marrë për të mos lejuar tjetërsimin e pronave. Ka qenë vetë Arben Ahmetaj që konfirmon akuzat në ankimin e bërë prej tij, lidhur me kundërshtimin e kontrollit të banesave nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në këtë ankim, theksohet njëherësh se procedimi panel nr.771/1 për akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me inceneratorin e Elbasanit, dhe ai nr.30 për pastrim parash dhe korrupsion, pas kallëzimit që i është bërë për vilën në Hammallaj, janë bashkuar në një të vetëm. Ndërkohë, përveç kontrolleve dhe sekuestrimit të dokumenteve që kanë të bëjnë me blerjen e pasurive apo ndërtimin e tyre,
SPAK ka vijuar me marrjen në pyetje të disa personave. SPAK ka analizuar veprimet e Ahmetajt për procedurën e koncesionit që është dhënë në kohën kur ai ka mbajtur detyrën e Ministrit të Financave. SPAK ka mbledhur prova e të dhëna, përfshirë edhe ato nga kompjuterët e sekuestruara dhe të e-mail, që janë shkëmbyer mes Ahmetajt dhe fituesve të koncesionarit të inceneratorit të Elbasanit. Verifikime janë bërë edhe në sistemin TIMS për të provuar lëvizjet e ish-ministrit, hyrje-daljet e tij dhe nëse përkojnë me periudhat kur dyshohet se ka frekuentuar hotele dhe pushime luksoze me fatura të paguara nga Klodian Zoto pronari i kompanisë koncesionare të inceneratorit të Elbasanit, apo udhëtimet që mund të ketë me këtë shtetas, si dhe dy biznesmenët e tjerë të shpallur në kërkim, Stela Gugallja e Mirel Mërtiri.
Arben Ahmetaj ka dalë pas 6 orësh nga SPAK. Për gazetarët Arben Ahmetaj nuk foli gjatë. I pyetur nëse do kthehet sërish në SPAK, ai tha se do të shkojë sa herë të jetë nevoja.
Sqaruam pozicionin. faleminderit.
I druheni arrestimit? Faleminderit
Do vini sërish? Të jeni mirë të gjithë. Sa herë të duhet.
O Xhon je snajper super i sakte po kujt ja thua bagetis qe thone akoma Partia Ime
PërgjigjuLexova cik keto komentet Binte Ne Sy nje NQSE ka vjedhur ne Burg te shkoj jam socialist thosht....haaaaaahhaa Po ka Ne vendin tone nje njeri qe Nuk ka Abuzuar me pushtetin qe ka une nuk e dua me jeten pavarsisht nivelit partis etj Problemi eshte Sa Ky eshte ti varje mulcit Ne Qafe ujkut nje Njeri i Mbytur Ne Vese Ne Banken Qendrore ka nje rezerv Ne Ar qe mbahet Ne Ruajte per Sigurin e Sistemit Bankar Ajo levizet Nga Guvernatori Ministri ekonomis kryeminister Te hetot Ajo dhe do shikosh Qe ka pas Spekulim Ne Bursen E floririt deri tek humbja 200 ML euro Bursen e Singaporit Ajo Ka nje Vlere 20% te ekonomis se Vendit pas kesaj filloj aksidenti ne maqedoni Santos nxjerrja e jetes se tij zbuluar deri sa e leshuan Para SPAKUT..SHQIPTARE..kjo eshte loja Bej cik burg per shefin Nuk Ben Dote Korrupsion Galopant pa gjith Aktoret nje Minister sepse i duhen votat ne parlament dhe Firma KM pastaj keto dhuratat Qe shkojn te shpia e dashnoreve jane per kryebashkiak kryetar komunash drejtor shefa policie etj Prandaj SOCIALIST te ndershem edhe i joti ta Fute Hapni Syte se po e coni vendin Ne shperberje kombetare Shikoni perplasjen me Kosoven largimin Masive te formuarve nga Ana profesionale Pse ikin Nga ju iki Kampi PS Pd Lsi Ndryshoni jepjani voten te Rinjeve te pa provuar keta jane testuar 90% jane familjar te Regjimit komunist eca pret prej tyre vetem komunizem do bien si eshte realisht ps ka gjithcka ne dore korrupsioni Ndeshkohet me sekuestrim te cdo qindarke por edhe me Nderrimin e Atij Qe e lejoj Ate te Vidhte Si Te Doni Beni Doni Ti gezoheni nje rroge e cila do tu mbaj peng gjith jeten dhe du lini femij nje vend plote borxhe me pushtetar Niveli Gjicit nje vend pa sherbime publike sic jetuat edhe vete nje jet pa cilsi ku vdes robi ne der te Spitalit Ne polici Ne pune Ne Aksident te vijat e bardha nga plumat Rikoshet Vazhdoni ...
PërgjigjuJam kunder denimit me burg per keta persona.Do te doja qe vetem tu konfiskohet pasuria qe kane vene me korrupsion.Per aq miliona,sic pretendohet,do te shkonte kushdo ne "kamp" vetem qe ti gezonte ato (milionat).
Përgjigjue di e gjithe bota qe je nje super hajdut.
PërgjigjuJam socialist dhe votoj Ps por nqs ky legeni ka vjedhur, te futen patjeter brenda ne burg te behet mesim dhe per te tjeret. Nese dhe te tjeret ndihen tigra.
PërgjigjuPo ky plera burgun e ka pak po me marrevedhjen qe ka bere me Meten dhe Apartamenti ne Lugano do ja helli lumit dhe kte here.Ne spek duhe te tregonte per villan leopoldo kush ja pagoji kur shkoi me Klodin e inceneratorve?Po kazinon e luganos kush e fuste ne sallat prive me dashnoret mjafton te marri ne pyetje spaku Ilirin e Zimbabwe dalin te gjitha hordhiqet e tigrit Erjoles Enisit i kane filluar ti pelqeje Lugano shume
Përgjigjumbas ahmetaj fshihet rama dhe te tjeret...paskemi qene nje popull hajvan..i japim voten hajduteve...
PërgjigjuSPAK ti NGREJI edhe AKUZÈN tjetèr pèr KORRUPSION dhe RRËMBIM të FONDEVE PUBLIKE të TËRRMETIT , ku HAJDUTI Arben Ahmetaj ABUZOI në mënyrë ÇNJERËZORE me FONDET PUBLIKE të VIKTIMAVE të TËRRMETIT , që HUMBËN SHTËPITË , KOSOLLET dhe NJERËZIT e tyre të SHTRENJTË ! Kurse Arben Ahmetaj SHKOI dhe i VRAU për së DYTI , duke i VJEDHUR , GRABITUR dhe duke ju PIRË GJAKUN VIKTIMAVE , mbas Tërrmetit .
PërgjigjuI bêj thirrje SPAK të Pëshpejtoj proçedurat dhe deri në ARRESTIMIN e tij , ta MBIKQYRIN 24 ORË , sepse ky "TIGËR prej LETRE" , po përgatit terrenin për tu ARRATISUR !!! SPAK , BKH , SHISH , të bëj KUJDES , sepse ky është nga PESHQIT më të mëdhenjë të KORRUPSIONIT dhe HAJDUTËRISË së SHFRENUAR ! NUK është Arben Ahmetaj BURRË që të përballoj BURGUN !! SPAK , BKH bëj KUJDES dhe MOS i lësho TERREN HAJDUTIT
PërgjigjuO Trifon qe as nuk degjon dhe as nuk shikon, sepse Sala gjithmone te mashtron. Ky tigeri dhe Edi, Mehdiu, Lefter Koka, .... jane peshq per sardele (cironke) perpara Sales Ilirit dhe Monikes, por ti vazhdo merri erre pordheve te Saliut.
SPAK(kaps) ka marr urdhër madhësia që i tredhi që në 92 që të arrestoi vetëm MAJTAS për shpërdorim detyre,ndërsa Ata që KAN VRAR NJËRZ NË BULEVARD,etj u shkon 7..7..7 nga FRIKA SI LEPURI..!
PërgjigjuAhmetaj, "tigri" prej letre, njè i degjeneruar qè mund tu bènte i tillè, vetèm nè realitetin shqiptar tè shtetit HAN ME 2 PORTA, pa institucione. Ata qè e njohin, dinè tè tregojnè se Safet Gjici, èshtè njè hiç, krahasuar me "tigrin" e letrès. Rrènimi i gjithçkaje shqiptare ka emèr, ka edhe fytyrè. Ahmetaj, èshtè njè nga ata. Pèr tè paguar dashnoret e tyre dhe pajisur ato me vila, vidhet dhe plaçkitet gjithçka e pèrbashkèt. Kush nuk ka lidhje familjare me tigrat e letrès apo èshtè e gatshme tè bèhet dashnorja e radhès,,,le tè marrè gomonen pèr nè Angli. Kjo Shqipèri kètu,,èshtè e tigrave. Ahmetaj, duhet tè ishte me kohè pas hekurave. Ky teatèr,,me e lagu, se lagu, apo numurimi i orève tè marrjes nè pyetje,,janè pèr KOT. Burg pèr kèta hajdutè ordinerè dhe sekuestrim pasurie.!!!
PërgjigjuDuhet tè dali me PRANGA qè aty dhe tè bèhet SHEMBULL pèr HAJDUTÈT dhe KRIMINELÈT e tjerè , qè béjné KORRUPSION SHTETÈROR pèr tu PASURUAR ,nè kurriz tè 3 MILION SHQIPTARÈVE !!! TI ngjitet edhe AKUZA pèr RRÉNIM tè EKONOMISÉ te POPULLIT SHQIPTAR , gjithashtu edhe SHPOPULLIM tè SHQIPÈRISÈ , sepse SHQIPÈTIA prandaj po SHPOPULLOHET !! SHKAKU dhe ARSYET e vetme qè SHQIPTARÈT LARGOHEN nga SHQIPÈRIA , janè Politikanèt KRIMINELÈ , HAJDUTÉ dhe GJAKPIRÈS FÈMIJÈSH , siç èshtè Arben Ahmetaj dhe 300 BANDITÈ tè tjerè tè POLITIKÈS KRIMINALE 32 Vjeçare , té PANDÉSHKUAR ende nga (PA)DREJTÈSIA e RE , e Arben Krajès !!!!!!
PërgjigjuAi nuk vrau askënd. Së pari, kryeprokurori i nderuar duhet të rihapë biznesmenin Flevi, Mondi i Tomorrit dhe ministrin Oldashi, dhe vrasje të ngjashme mafioze. Autorët e tyre duhet të përballen me prokurorin. Më pas vijnë akuzat për korrupsion.
PërgjigjuAsgje nuk ndodh po nuk deshi koka. Po e mohove i bie ose je i pa afte ose ne tave. Tigri e di vete si eshte e verteta por ai ska vepruar pa marre ok nga eproret.
PërgjigjuTigri, Tahiri, Dako, Bllako, Koka, Gjici, Shukriu, Tushe, Alla, sikur u bene ca si shume...
Përgjigjuqeveri e korruptuar
Ka akoma : Ilir Beqja, Mirela Kumbaro, Erion Veliaj, Elton Kacollja i UKT
Ne koker te burgut qelbesiren.Ne burg te gjithe hajdutet qe e rropen kete vend
Përgjigju