Analiza e ADN-së bërë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shqipëri, nëse pjesët e kockave të njeriut gjetur në automjetin ku udhëtonte Davide Pecorelli, 45-vjeçari italian i shpallur i humbur prej datës 6 janar, do të analizohen në Itali.
Prokuroria e Perugias, e cila në të njëjtën kohë ka hapur procedim penal, ka në dorë ADN-në e vëllait të Pecorelit, të cilat do t’i krahasojë me analizat e ADN të mbetjeve kockore të analizuara në Shqipëri.
Do të jetë prokuroria e shtetit fqinj që do të japë përgjigjen finale nëse nga ky krahasim, rezulton të kemi të bëjmë me Davide Pecorelin çka do të sillte shpalljen zyrtarisht të vdekur të biznesmenit italian.
Report Tv mëson përmes burimeve nga Prokuroria, se nga hetimet e deritanishme Davide Pecorelli nuk ka takuar asnjë person në Pukë dhe të vetmin kontakt atje e ka pasur me stafin e hotelit ku është akomoduar në datë 4 dhe 5 janar. Të njëjtat burime thonë se Pecorelli ka pasur disa takime në Shkodër, aty ku automjeti i tij sipas lokalizimit satelitorë ka qëndruar për disa orë në një parking, por ende nuk janë identifikuar personat që ai ka takuar. Biznesmeni italian, pasi mbërriti në Rinas mori një makinë me qira, e cila u gjet e djegur pasditen e 6 janar në aksin Pukë-Tiranë.
Por 14 ditë nga zhdukja, mbeten pa përgjigje dhe mister disa pyetje.
Nëse makina Skoda u përfshi nga zjarri, përse nuk doli Davide Pecorelli? Si u dogj i gjithë trupi duke u kthyer në një grusht kockash, aq sa në pamjet që ka siguruar Report Tv në sedilen e shoferit nuk duket asgjë?
Kur skeleti u kthye në hi, si mbeti pa djegur celulari, i cili është sekuestruar nga autoritetet shqiptare dhe është funksional? Policia thotë se zjarri që përfshiu makinën ishte aksidental, por mister mbetet akoma se çfarë e shkaktoi zjarrin në automjet dhe përse flakët ishin më të shumta në pjesën e pasme?
Si është gjetur pjesërisht e djegur ora që dyshohet e Davide Pecorellit, kur vetë trupi i tij është shkrumbuar?
Hetuesit thonë për ReportTv se aktualisht janë angazhuar ekspertë pirroteknik, autoteknik dhe të mjekësisë ligjore për të zbuluar shkakun e zjarrit, shkakun e vdekjes dhe për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes.
Davide Pecorelli rezulton i martuar me shqiptaren J.D me të cilën ka edhe një fëmijë. Ditën kur 45-vjeçari do të shkëpuste kontaktet me të dhe stafin e bashkëpunëtorëve në biznes në Itali, ajo postonte në Facebook një lajm për vetëvrasjen e një biznesmeni në Caserta të Italisë pas problemeve ekonomike për shkak të pandemisë. Katër ditë më pas ajo publikon një barcaletë që lidhet me Donald Trump dhe më 13 Janar i kushton një postim kujtimeve të kaluara në dhjetor 2020 me Daviden bashkëshortin dhe djalin e tyre.
Po te leme menjane vrasjen o vetvrasjen,mund te themi, qe ka shume mundesi te jete aksident.Perdite degjojme per makina qe vetedigjen ne Shqiperi.Mosdjegja e cel.varet nga vendi ku ka qene ,materialet rrethuese,drejtimi i zjarrit.Djegja e pjesshme e ores varet nga disa prej kushteve qe thame per cel.,si dhe nga pika e shkrirjes se metalit me te cilen eshte bere ora.Zjarri ka mundesi qe te kete filluar tek pjesa e timonit.Ka mundesi te jete shperndare ne fillim ne duar,kembe e gjunje,duke pamundesuar daljen e shoferit.Duhet marre parasysh dhe gjatesia dhe pesha e shoferit ne raport me volumin,madhesine e makines.Nje person i gjate ose i shendoshe,ne kushte paniku e zjarri e ka me te veshtire te reagoje, apo te dale me shpejtesi nga makina.Faktore te tjere qe do merren parasysh jane veshja e brendshme e makines,materiale te ndryshme digjen ndryshe,prania e materialeve qe kane tendence te digjen me shpejt e me fuqishem si cakmak,alkool,dizinfektant.Heren e kaluar, u tha qe kishte detergjent e materiale kozmetike me vete.Keta jane materiale te djegshme,nese ka patur me vete hairspray,nailpolish(aceton),kremerat(vajrat perberse jane djegese)parfumet,bojra flokesh etj,te gjitha jane bombe me sat ne kushte te caktuara.Djegia deri ne kthimin ne hi o kocka varet nga intensiteti dhe kohezgjatja e zjarrit.Fakti qe zjarri ishte me i forte mbrapa,ndoshta ka te beje me vendodhjen e sendeve te mesiperme dhe drejtimin e flakeve.S.d.q hetimet do t'a sqarojne shkakun.
PërgjigjuVetura ka hapur krahun ne xhepin e rruges, fakt qe tregon se shoferi ka qene koshient, sepse ne te kunderten do te fluturonte ne gremine. Me ate shkalle djegieje te trupit nuk ka ekspert qe e cakton shkakun e vdekjes ose te gjeje ndonje vrime plumbi apo thike. Nese koskat jane te personit qe thuhet shume mundesi ka qe ta kene vrare. Se kush, e di vlonjatja......sepse ai i ka thene asaj se ke do shkoj te takoj.....
PërgjigjuOse di thua ti ose mos e ka bere vete ka vene eshtra te tjeter kujt dhe vete ka ik meqe kishte probleme me bizneset ne itali