TIRANE- Është paraqitur sot (9 janar 2024) në Prokurorinë e Posaçme, biznesmeni Elman Abule. Burime bëjnë me dije se ai është pyetur si person që ka dijeni, në lidhje me hetimin që po zhvillohet ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj nga Prokuroria e Posaçme.
Një ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme u pyet bashkëshortja e Elman Abules, Marisa Nito. Çifti konsiderohen miq të afërm të familjes Veliaj.
Mw 26 dhjetor 2024, Kryebashkiaku i Tiranës dëshmoi për 5 orë, para agjentëve të BKH-së si person që ka dijeni për hetimin e nisur nga Prokuroria e Posaçme, në lidhje me një vepër penale të korrupsionit pasiv, ndërkohë që ka nisur dhe hetim pasuror. Ai u mor në pyetje nga prokurori Olsi Dado.
Veliaj sqaroi mw pas në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, se hetimi i SPAK-ut ndaj tij ka ardhur nga një denoncim i bërë nga një person i quajtur Nesti Angoni, por i cili është i sajuar dhe nuk ekziston në regjistrat e gjendjes civile. Veliaj e quajti këtë një kurth me letra anonime, alla “Jovan Bregu” apo “Andon Ledhi”.
Por, ndërkaq, burime të brendshme të SPAK-ut shprehen se kryebashkiaku u ka kërkuar pikërisht këtë edhe prokurorëve të çështjes: që të thërrasin për deklarim në Prokurori edhe personin denoncues, Nesti Angoni, në emër të të cilit është bërë denoncimi në SPAK.
Më 6 dhjetor 2024 SPAK sekuestroi telefonin e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa. Me vendim të GJKKO kontrolle u kryen dhe në studion ‘Harabel’ tek ish-Blloku ku u sekuestruan dhe dokumente që kanë të bëjnë me hetimet e nisura nga prokurori Ols Dado, në lidhje me pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.
Abule, kriminel dhe hajdut bashke me ate gruan tende gangstere. Nuk ngopeni qe keni vjedhur e keni vrare po edhe qeshni...uleni kokën kur kaloni te shëtitorja e Spakut se hajdut dhe kriminel jeni asgje me shume. U sofistikove zotrote nuk vjedh nëpërmjet bravave tani vjedh me ndihmen e politikanit, prokurorit dhe gjyqtarit. Ju pafshim zvarre siç e meritoni. Zoti ja u kthefte ne shtepit tuaja ato qe I keni bere qytetarëve.
PërgjigjuErjon mashtruesi mban fjalime andej kendej....shoket I shkojne ne spak..e ne burg
Përgjigju