Hetimet ndaj ish-kreut të Autoritetit Rrugor Evis Berberi, e kanë çuar Prokurorinë e Posaçme drejt Tunelit të Llogarasë. SPAK po kalon në sitë një kontratë të fituar nga kompania e ish-ortakut të tij në biznes, Valter Begaj, për mbikëqyrjen e punimeve të një prej veprave më të rëndësishme në bregun e jugut. Si Berberi ashtu dhe Begaj u arrestuan marsin e vitit të kaluar, dhe janë nën hetim të dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash.
Ajo çka i lidh të dy me Tunelin e Llogarasë, është shoqëria “Net Group” e zotëruar nga Begaj, e ku vetë Berberi kishte qenë më parë i punësuar. Sipas Prokurorisë së Posaçme, kjo kompani është përdorur për të devijuar para, drejt një tjetër kompanie, “Daam”, në letër në pronësi të Begajt, por që sipas hetuesve ishte në zotërim indirekt të Berberit.
Kompania “Net Group”, fitoi me një ofertë 194 milionë lekë ose rreth 2 milionë euro, garën për mbikëqyrjen, si bashkim operatorësh me kompaninë tjetër “Hill International NV”. Kontrata me Ministrinë e Infrastrukturës u lidh më 16 maj të vitit 2022. Në atë kohë Berberi ishte Drejtori i Autoritetit Rrugor, institucion në varësi të kësaj ministrie.
Me firmë të prokurorit të Posaçëm Dritan Prençi është kërkuar të merret dokumentacioni i kontratës për mbikëqyrjen e punimeve për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Report Tv mëson se dokumentet, shërbimet e realizuara nga kompania, stafi i angazhuar për ofrimin e shërbimit, dhe të dhënat mbi të ardhurat, kostot dhe fitimin e kompanive, po shqyrtohen tanimë nga SPAK
Në hetimet ndaj Berberit, prokurorët dyshojnë se ai i ka dhënë tenderë të paligjshëm ish-ortakut të tij, Begaj, i cili ia kalonte më pas paratë, përmes kompanisë “Daam”. Një javë më parë, hetimet ndaj tyre u zgjatën me 3 muaj, me kërkesë të SPAK.
I njëjti prokuror i posaçëm, Dritan Prençi thirri 2 herë në SPAK për tu marrë në pyetje, pasuesin e Berberit, kreun aktual të ARRSH, Gentjan Gjyli.
Komente

Uu ky piktori famshem qe kishte bere pikturat vete
PërgjigjuPo per bypass-in e Vlores do mbaje ndokush pergjegjesi qe s'po mbaron kurre? Ka mbetur pjesa e Kanines pergjysme dhe jo pak e rrezikshme per drejtuesit e mjeteve. Pa folur per mbrojtjen nga rreshqitja e dherave dhe gureve qe cdo vit mbyllet segmenti sepse ka rreshqitje dhe bllokohet rruga. Meqe SPAK zbriti deri ne Llogara, le te kaloje edhe ne bypass se nuk ka per t'i dale rruga bosh..
PërgjigjuBEJNE KOT SIKUR HETOJNE,,,,DHE I DENOJNE ME DENIME MINIMALE,,,SIC BENE ME LEFTER KOKEN,,,,DHE DAKON..APO TAHIRIN....KUR DUHESHIN DENUAR 20 VJET SECILI...KJO ESHTE DREJTESI SA ME LAG GOJEN.... MJERE NE PER DREJTESINE QE KEMI...
PërgjigjuValteri burr i mire dhe e kunderta e atij pisit te Berberit
PërgjigjuBurra të mirë janë të dy. Për Zotin!
Po prandaj firmat e supervizionit vdiqen se punet i merrte vetem dhe vetem net grupi
Përgjigju