Inceneratori i Elbasanit drejt shkuarjes në gjykatë, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar! SPAK kërkoi burg për Alqin Bllakon, GJKKO refuzoi! Nesër në Apel

23 Nëntor 2022, 11:13| Përditesimi: 23 Nëntor 2022, 14:50

  • Share

Hetimet për inceneratorin e Elbasanit, avokatët e të pandehurve dorëzojnë pretendimet e tyre në lidhje me akuzat e ngritura. Avokati i Klodian Zotos, në prapësimet e tij dorëzuar SPAK ka pretenduar se nuk ka kryer evazion fiskal si dhe sipas tij të gjitha dokumentacionet janë bërë konform ligjit, në kushtet e një emergjence mjedisore. Në të njëjtën mënyrë kanë vepruar edhe avokatët e tjerë të të pandehurve të tjerë, të cilët kanë pretenduar se nuk kanë shkelur ligjin dhe nuk kanë kryer asnjë prej veprave penale që pretendohen nga ana e SPAK.

Në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, Gjykata e Posaçme ka dhënë masë sigurie në mungesë për Mirel Mërtirin dhe po ashtu edhe për Alqi Bllakon, i cili më herët akuzohej veç për Fierin.  SPAK i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme masë sigurie "arrest në burg" për Alqi Bllakon për Inceneratorin e Elbasanit, por është refuzuar dy javë më parë në një seancë diskrete. Pas refuzimit SPAK i është drejtuar Apelit të së Posaçmes, teksa kjo e fundit shqyrton kërkesën të enjten në orën 08:30.

Mësohet se të gjithë avokatët mbrojtës do të kërkojnë gjykim të shkurtuar. Pas analizimit të prapësimeve të avokatëve, prokurori Klodian Braho pritet të dërgoj dosjen në gjykatë, e cila në seancë paraprake do të vendos për nisje të gjykimit ose kthim sërish për plotësim të hetimeve. 2 javë më parë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për inceneratorin e Elbasanit. Tashmë do t’i takojë GJKKO të vendosë në seancë paraprake kalimin e çështjes për gjykim apo jo.

Për inceneratorin e Elbasanit ndodhet në burg ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ndërkohë që ka masa sigurie edhe për Pëllumb Abeshin, ish-kryetar i Komisionit për dhënien e inceneratoritm ish drejtor i politikave në Ministrinë e Mjedisit; Bardhyl Çabiri ish-anëtari i Komisionit nga Bashkia e Elbasanit, Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim. Jonida Zeqo, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim. Serafin Papa: Ish-anëtar i Komisionit për dhënien e koncesionit. Në kërkim për këtë çështje janë shpallur Klodjan Zoto dhe Stela Gugallja. 

SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion, tre akuza të rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë, teksa janë sekuestruar edhe kompanitë "Albtek Energy”, pra inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services” si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto.  Lefter Koka akuzohet se ka përfituar 3.7 mln euro nga Inceneratori i Elbasanit. 

Hetimet për inceneratorin e Elbasanit janë të parat që përfundojnë nga SPAK, teksa në proces përfundimtar, thonë burimet, është edhe ai i Fierit.

Pasuritë e sekuestruara për Inceneratorin e Elbasanit

14 apartamente me sipërfaqe banimi në total prej 1356 m²;

3 njësi tregtare me sipërfaqe shfrytëzimi në total prej 297 m²;

1 pasuri të paluajtshme të llojit truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë 126 m²;

8 shoqëri tregtare dhe të gjitha asetet në pronësi të shoqërive tregtare.

Ora 12:23
Hetimet për inceneratorin e Elbasanit, SPAK kërkoi arrest në burg për Alqi Bllakon 2 javë më parë, GJKKO e rrëzoi

1669202684_AlqiBllakonekomision.jpg

SPAK i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme masë sigurie "arrest në burg" për Alqi Bllakon për Inceneratorin e Elbasanit, por është refuzuar dy javë më parë në një seancë diskrete. Pas refuzimit SPAK i është drejtuar Apelit të së Posaçmes, teksa kjo e fundit shqyrton kërkesën të enjten në orën 08:30.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Enveri: 23/11/2022 23:37

    Paska refuzuar GJKKO masen e kerkuar nga SPAK??? Dhe karafili yne qe klith kunder gjykates dhe prokurorise per shoqen Mimoze, na qenka shurdhe-memecuar per kete skandal???? Po shoqia Kim cne nuk tha gjys llafi mer jahu?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?