Hetimet për privatizimet e pronave të ushtrisë, Kushtetuesja rrëzon kërkesën për heqjen e sekuestros në bazën detare të Sarandës

12 Nëntor, 16:30| Përditesimi: 12 Nëntor, 16:39

  • Share

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e shoqërisë “Marina Bay Saranda”, mbi heqjen e sekuestros për bazën detare në qytetin bregdetar. Pasi humbi procesin në të trija Shkallët, shoqëria në fjalë iu drejtua Kushtetueses, e cila vendosi ta rrëzojë këtë kërkesë. Me këtë vendim, Baza detare e Sarandës do vijojë të mbetet nën sekuestro derisa SPAK të përfundojë hetimet.

Baza detare e Limionit u sekuestrua me vendim të GJKKO në shkurt të vitit 2023, pas kërkesës së SPAK me arsyetimin se privatizimi i saj kishte cenuar operacionalitetin e forcave detare.

Kompania koncesionare e apeloi vendimin fillimisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit, por togat e zeza e lanë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Në 16 maj kompania e apeloi sërish vendimin, këtë herë në Gjykatën e Lartë. Por edhe kjo gjykatë ka vendosur ta lërë në sekuestro bazën detare.

Për të mos lejuar tjetërsimin e pronës së ushtrisë, në kushtet kur SPAK ka të hapur një hetim mbi procedurat e privatizimit,Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestro preventive mbi Bazën Detare të Limionit në Sarandë.  Hetimi nisi pas kallëzimit në SPAK nga ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari në vitin 2021 kundër vendimit të Këshillit të Ministrave, që më 1 korrik 2020 vendosi që Baza Detare Limion me një sipërfaqe të përgjithshme mbi 265 mijë metra katrorë, t’i jepej me qira për 20 vjet me tarifën simbolike 1 euro bashkimit të 2 shoqërive. Baza detare e Sarandës do të qëndrojë e sekuestruar derisa Prokuroria e Posaçme të dalë me një vendim për hetimin e nisur lidhur me  procedurat e ndjekura për dhënien me qira te privati të pronës së ushtrisë. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/11/2024 00:57

    Tentuan dhe kete t'a benin nje /Partizan/ te dyte,por kesaj rradhe socialistet,jo demokratet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?