Hetimet për privatizimin e pronave ushtarake, Meçollari paraqitet sërish në SPAK (VIDEO)

23 Mars 2023, 09:42| Përditesimi: 23 Mars 2023, 10:36

  • Share

Ish-zëvendëskomandanti i flotës detare Artur Meçollari ka mbërritur për të tretën herë në SPAK. Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë Meçollari tha se ishte në SPAK për një çështje administrative.

“Isha për një kërkesë, çështje administrative, dhe nuk u mora në pyetje” tha Meçollari për gazetarët.

Kujtojmë se ish zëvendës shefi i forcave detare, ka akuzuar në mars të 2021 të gjithë zyrtarët e lartë, përfshirë edhe ish ministren e Mbrojtjes aso kohe, Olta Xhaçka dhe Presidentin Bajram Begaj dhe Bardhyl Kollçakun, për ndërtimet që janë bërë brenda bazës ushtarake të Shëngjinit.

Denoncimi nga ana e Meçollarit u bë për dy prona, një në Shëngjin dhe një në Sarandë të cilat sipas tij janë dhënë pa leje i janë dhënë privatit. Pasi SPAK ka verifikuar këto të dhëna ka marrë në pyetje dhe ka nisur hetimet.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?