Prokuroria e Posaçme Antikorruspion

Opinion

Hetimet për tenderat dhe tymnaja politike

12 Korrik 2021, 13:44| Përditesimi: 12 Korrik 2021, 13:48

  • Share

Hetimet e SPAK dhe arrestimet e punonjësve të Ministrisë së Brendshme për tenderin e shumëpërfolur për uniformat blu, ishte një ngjarje që krijo vëmendje të merituar dhe që natyrisht rriti kredencialet e insitucioneve të reja të hetimit. Pas arrestimi të kryetarit të bashkisë lushnje dhe arestimit të punonjësve të pushtetit vendor për një rast tjetër të abuzimit me tendera, çështja e uniformave e sjell vëmendjen tashmë në kryeqytet. Dhe kjo është një kambanë alarmi që bie për çdo insitucion dhe zyrtar të lartë që ka kryer veprime korruptive nëpërmjet tenderëve apo prokurimeve. Duhet theksuar se ekzistonj një klimë e mirë për të luftuar korrupsionin.

Vetë kryeministri Rama pati dy takime të njëpasnjëshme, njëra me funksionarët e lartë të policisë së shtetit dhe tjetra me kryebashkiakët e vendit. Në të dyja rastet tema kryesore është lufta ndaj krimit dhe korrupsionit. Dhe për këtë nuk do të ketë asnjë mbrojtje politike. E gjitha kjo është një risi dhe për vetë opinionin publik. Jemi mësuar ndër vite që të dyja palët e politikes të akuzojnë pa fund njëra-tjetrën për korrupsion dhe madje krime, por asgjë nuk ndodhte jashtë aulës së parlamentit, e reja në këtë mes është se tashmë janë vetë organet e akuzës që po bëjnë punën e tyre dhe madje nuk kanë çtë presin nga qëndrimet e politikës, që deri pak ë parë thjesht ka paragjykuar se edhe reforma në drejtësi është vënë në funksion të maxhorancës.

Duket se koha e tymnajës ka marrë fund dhe se institucionet e reja të drejtësisë mund të mbështeten thjesht tek fuqia që u jep ligji për të kryer punën e tyre. Çështja e abuzimit me tenderin e uniformave heq çdo dyshim pra se prokuroria e posaçme është në funksion të maxhorancës, dhe se betë politika duhet të bëhet mënjanë ndërsa janë hapur hetime. Dhe duket se nuk do të jenë te vetmet. Kjo verë duket e nxehtë por temperatura do ngrihet më tej nga çështjet e reja që priten të hapen.

Vetë korriku është në vijim ashtu siç janë dhe lajmet që do të përcillen në ditët në vazhdim. Ndërkohë në korridoret e politikës duken shumë fytyra të frikësuara. Dhe u përkasin të gjitha palëve. Se si do të vijojë më tej, do të njoftohemi.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?