Ish-nën kryetari i Bashkisë së Kukësit, Granit Gjana është vënë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK për veprën shkelje të barazisë në tenderë. Hetuesit kanë zbuluar se ish-Prefekti Gjana ka konsumuar këtë vepër penale në dy raste.
Burime bëjnë më dije se një nga tenderat ka të bëjë më një kallëzim me 22 maj nga Florian Cengu. Ky i fundit është administrator i shoqërisë që humbi tenderët me vlerë 21 milionë lekë, pasi Bashkia Kukës nuk i dha dokumentet.
SPAK thotë se Gjana e ka penguar garuesin “Ufo Cengu” sh.p.k, në mënyrë të padrejtë, duke mos lëshuar dokumentin bashkiak, mungesa e të cilit solli skualfikimin nga dy procedurat e tenderit të karburanti.
Më 25 korrik 2023, Gjana u pyet në SPAK duke pretenduar se kërkesa e shoqërisë ishte mbajtur nga drejtori i taksave Përparim Guri, që i kishte ngatërruar pa dashje me disa shkresa të tjera.
Tashmë dosja në ngarkim të tij do të shkojë në gjykatë në seancë paraprake. Në këtë fazë do të jetë trupa e cila do të vendosë nëse do ta kalojë për gjykim do ta pushojë apo do t’ia rikthejë prokurorisë për hetime më të plotë. Gjana ushtroi për disa muaj edhe detyrën e kryetarit të Bashkisë Kukës, pas shkarkimit të Safet Gjicit.
Se kuptoj pse lodheni kot! Merrni nje godine te re, dhe nja 2 - 3 autobuze Dhe arrestojini se te gjithe per burg jane, Letrat i keni , pse i merrni 1 e nga 1 pa lidhje, Kshu smbarojne per 100 vjet te korruptuarit.
Përgjigju