Kronikë

Djegia e mbetjeve urbane, Prokuroria e Policia 'zbarkojnë' tek Inceneratori i Elbasanit! Në hetim shoqëria ‘Eco-Elb’ dhe zyrtarë të Bashkisë, merren në pyetje disa persona (VIDEO)

6 Mars, 12:26| Përditesimi: 6 Mars, 20:01

  • Share

ELBASAN- Zjarri i nëntorit 2024 në landfillin e Elbasanit që gjendet në rrethimin e inceneratorit po hetohet nga Prokuroria e Elbasanit prej disa muajsh. Sot tek inceneratori i Elbasanit që menaxhohet nga shoqëria “Eco-Elb” mbërritën grupi i hetimit, shoqëruar nga forcat e policisë.

Nuk ka ende të dhëna konkrete se çfarë dokumentesh janë sekuestruar, por burime nga prokuroria theksuan se po mblidhen prova e dëshmi në favor të hetimit penal për një zjarr që ka rënë në këtë incenerator në vitin 2024. Po ashtu, janë marrë edhe disa persona në pyetje.

'Kemi në hetim një procedim për një zjarr të rënë në inceneratorin e Elbasanit dhe po kryejmë veprime hetimore', thanë burime nga Prokuroria e Elbasanit për për Report Tv. 

Burimet gjithashtu theksuan se nën hetim janë zyrtarë të bashkisë së Elbasanit dhe të shoqërisë “Eco-Elb” për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Ndotja e ajrit”. Kujtojmë se kjo shoqëri u krijua 3 vite më parë, pas sekuestrimit të inceneratorit të Elbasanit me urdhër të GjKKO.

Hetimit kanë nisur për shpërthimin e zjarrit në landfill në nëntor 2024Djegia e mbetjeve në mënyrë të përsëritur ka shkaktuar ndotje masive në qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth. Episode të tilla ka pasur dhe në nëntor të vitit 2024-ën.

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimin bazuar në referimet e Drejtorisë Vendore të Policisë për shtimin e rasteve të djegies së pakontrolluar të mbeturinave. Ky është hetimi i dytë për inceneratorin e Elbasanit, pas atij të SPAK që mbylli në qeli ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

SI.E./S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pens: 06/03/2025 14:37

    Turp, vepra qe u bene me taksat e populli I shperdoron prokuroria SE do Nongrata dhe vrasesit e Xhuvanit?!! Vepra te tilla dhe ne bote Jane me numra. Populli do te marr hak heret o vone me ata qe shesin detin dhe bejne Gerdecin.

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 06/03/2025 12:57

    Te germojne se qenin e ngordhur kane per te gjetur , ata hetues duhet te shkojne ne burg per hetimet e pa rregullta qe kane bere per personat e gabuar .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket vendimi i qeverisë për të mbyllur me një vit Tik Tok?