Kronikë

Djegia e mbetjeve urbane, Prokuroria e Policia 'zbarkojnë' tek Inceneratori i Elbasanit! Në hetim shoqëria ‘Eco-Elb’ dhe zyrtarë të Bashkisë (VIDEO)

6 Mars, 12:26| Përditesimi: 6 Mars, 16:46

  • Share

ELBASAN- Zjarri i nëntorit të vitit të kaluar në landfillin e Elbasanit që gjendet në rrethimin e inceneratorit po hetohet nga Prokuroria e Elbasanit prej disa muajsh. Sot tek inceneratori i Elbasanit që menaxhohet nga shoqëria “Eco-Elb” mbërritën grupi i hetimit, shoqëruar nga forcat e policisë.

Nuk ka ende të dhëna konkrete se çfarë dokumentesh janë sekuestruar por burimet theksuan se po mblidhen prova e dëshmi në favor të hetimit penal.

Burimet gjithashtu theksuan se nën hetim janë zyrtarë të bashkisë së Elbasanit dhe të shoqërisë “Eco-Elb” për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Ndotja e ajrit”. Kujtojmë se kjo shoqëri u krijua 3 vite më parë, pas sekuestrimit të inceneratorit të Elbasanit me urdhër të GjKKO.

Hetimit kanë nisur për shpërthimin e zjarrit në landfill në nëntor 2024. Djegia e mbetjeve në mënyrë të përsëritur ka shkaktuar ndotje masive në qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth. Episode të tilla ka pasur dhe në 2023-shin.

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimin bazuar në referimet e Drejtorisë Vendore të Policisë për shtimin e rasteve të djegies së pakontrolluar të mbeturinave. Ky është hetimi i dytë për inceneratorin e Elbasanit, pas atij të SPAK që mbylli në qeli ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

SI.E./R.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pens: 06/03/2025 14:37

    Turp, vepra qe u bene me taksat e populli I shperdoron prokuroria SE do Nongrata dhe vrasesit e Xhuvanit?!! Vepra te tilla dhe ne bote Jane me numra. Populli do te marr hak heret o vone me ata qe shesin detin dhe bejne Gerdecin.

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 06/03/2025 12:57

    Te germojne se qenin e ngordhur kane per te gjetur , ata hetues duhet te shkojne ne burg per hetimet e pa rregullta qe kane bere per personat e gabuar .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket vendimi i qeverisë për të mbyllur me një vit Tik Tok?