Futbollisti i cili luan për Ekuadorin Bajron Kastijo

Hetimi i FIFA-s për Ekuadorin, në Itali fërkojnë duart: Mund të kualifikohemi në Botërorin e Katarit

12 Maj 2022, 13:11| Përditesimi: 12 Maj 2022, 13:15

  • Share

Një tjetër shpresë se mund të shkojë në Botërorin e Katarit është zhgjuar për Italinë. Gjithçka ka lidhje me Ekuadorin, pasi kjo kombëtare po hetohet nga FIFA për dy shkelje që mund të çojnë në përjashtimin nga Katar 2022. Indicia erdhi nga një denoncin i Kilit që pretendon se Ekuadori ka aktivizuar një futbollist, i cili nuk ka nënshtetësinë e saj dhe ka luajtur me dokumentacion të falsifikuar.

Sipas denoncimit futbollisti Bajron Kastijo është Kolumbian dhe kjo e vërteton një çertifikatë lindje më 1995 dhe jo e 1998 siç e ka rregjistruar Ekuadori. Lojtari ka luajtur 8 ndeshje të kualifikuesve të zonës së Amerikës së Jugut dhe tashmë Ekuadori mund të humbasë të gjithë ndeshjet në tavolinë, ose të përjashtohet. FIFA ka konfirmuar hetimin dhe tani të gjithë presin me kureshtje të mësojnë se çfarë do të ndodhë pasi situata është shumë e komplikuar.

Sipas “Corriere Dello Sport”, një dënim i Ekuadorit i hap rrugë kthimit të Italisë në Botëror. Sipas saj, shkelja e Ekuadorit është e dyfishtë, pasi ka aktivizuar lojtar që në fakt është kolumbian dhe për më tepër i ka falsifikuar edhe datëlindjen. Kështu, masa mund të mos jetë heqja e pikëve që do të ndryshonin renditjen nëpërmjet të cilës siguroi Botërorin duke avantazhuar Kilin, por përjashtimi nga Botërori.

Një gjë e tillë bën që FIFA të aplikojë pjesëmarrjen me ftesë në këtë aktivitet për vendin bosh. Dhe kjo ftesë jepet nëpërmjet renditjes botërore të FIFA-s, duke marrë pikërisht skuadrën që renditet më lart e që nuk ka siguruar praninë. Italia gjendet në vendin e 6 në renditjen botërore e në teori, është e para në listën e pritjes nëse konfirmohet kjo hipotezë e bujshme.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?