Hetimi i Metës nga SPAK, Doçi në 'Repolitix': Meta loboi me para nga korrupsioni! Vetëm Kryemadhi harxhoi 287 mijë euro për ndërhyrje estetike

21 Qershor 2022, 21:47| Përditesimi: 22 Qershor 2022, 08:03

  • Share

Ilir Meta është zyrtarisht nën hetim nga SPAK, këtë herë për pastrim parash me kontrata lobimi, fshehje të shpenzimeve financiare të partisë e mashtrim në KQZ, kështu u shpreh gazetari Adriatik Doçi në 'Repolitix' në Report Tv mbrëmjen e sotme në diskutimin mbi Lobimin e Metës.

'Dyshohet që paratë e hedhura për lobim, janë produkt i padisë korruptive, ose i pastrimit të parave. Ish deputeti ka ngritur një sërë akuzash po SPAK ka parë si të arsyeshme dhe e gjykon si vepër penale të dyshuar. Hetimi do ta zgjidhi këtë çështje. '- tha Doçi.

Për gazetarin Aulon Kalaja, lobimi i Metës nga SPAK është një lëvizje politike si pasojë e qasjes së tij pas përfundimit të mandatit presidencial në opozitë.

'Meta ndihet i bezdisur nga kjo që po ndodh me personin e tij. Duke lexuar zotin Meta nëpër reshta kjo mund të jetë një lëvizje politike. Sepse Meta pritet që të jetë pjesë e opozitës në Shqipëri. Dhe mendoj se silurat janë bërë gati për ta sulmuar Metën pas datës 24. Zoti Meta pritet të dalë në skenë dhe natyrisht pritet dhe mjetet e mazhorancës për ta sulmuar, sepse ai po vjen me mantelin e presidentit në opozitë. Gojët e liga thonë që ky mund të jetë kandidat për 'Non Grata' dhe natyrisht ,kur futet elementi i SHBA-ve implikohet dhe dosja 'Non Grata' për zotin Meta.'- tha Kalaja.

Ndër të tjera, Doçi u ndal edhe te shpenzimet e Monika Kryemadhit në esteikë që arrinin shifrën 278 mijë euro.

'Disa transaksione bankare të zbuluara nga shërbimet partnere konfirmojnë pastrimin e qindra mijëra euro (para të pista) nga Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta për ndërhyrje estetike. Pjesë një dosje të re është edhe një dokument inkriminues, të cilin unë e kam parë së fundmi.

Nga llogaria e Monika Kryemadhit për ndërhyrje estetike në fytyrë është 287mijë euro dhe nuk është deklaruar dhe nuk dihet kush i ka financuar.'- tha Doçi.

Për gazetarin Flogert Muça SPAK ka për detyrë t'i hapë kapakun së keqes.

'Nuk mund dhe nuk duhet që qoftë Meta, Berisha, Kryemadhi nën petkun opozitës t'i shmangen drejtësisë dhe është absurde për SPAK-un që nuk i ka munguar asgjë dhe ai, institucion në vend që të na hetojë çështjet kur shteti vriste me duar në xhepa t;i hapi kapakun çështjen në dekadat e fundit merret me çështje ligjore. Hapja është lajm i mirë sepse tregon që SPAK po funksionon. SPAK ka për detyrë t'i hapë kapakun të keqes.'- tha  Muça

Ndërsa sa i përket avokatit Përparim Çeço, SPAK duhet të shohë nëse kemi të bëjmë me një show politik apo me një vepër penale.

'Unë desha të them që ne kemi 20 vjet që shikojmë dosje politikanësh një show politik. Këtu tashmë duhet të dallojmë qartë atë çfarë bëhet nëse kemi të bëjmë për një show politik apo realisht kemi të bëjmë me një vepër penale.'-tha avokati.

Historia e një denoncuesi që kërkon mbrojtje në Austri nga kërcënimet me vdekje që ai ka marrë, pasi zbuloi një aferë të Presidentit Shqiptar, Ilir Meta.

Sipas gazetës austriake, Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump.

“Sipas dokumenteve gjyqësore amerikane, 700,000 dollarë kanë kaluar përmes kompanisë offshore Dorelita Limited nga një avokat i afërt me Metën”, shkruan Kronen Zeitung.

Gazeta e njohur denoncon edhe shpenzimet e tjera për lobim të çiftit presidencial, madje edhe ndërhyrjet e çuditshme estetike dhe të shtrenjta të Zonjës së Parë, Monika Kryemadhi:

“Në listën e tyre të dyshimtë të shpenzimeve: 50 mijë euro në muaj për takime me senatorë amerikanë, darkë, udhëtime dhe me sa duket edhe operacione estetike për zonjën Meta, Monika Kryemadhi, e cila mori kryesinë e LSI-së nga bashkëshorti i saj”, shkruhet në artikull.

 

Emisioni i plotë i Repolitix 

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?