Ukrainasi Fedir Alpatov dhe rusja Svetlana Timofeeva

Hetimi ndaj 2 rusëve dhe ukrainasit të dyshuar për spiunazh, Report Tv zbardh vendimin e gjykatës! Ja çfarë u zbulua në aparatin e tyre

9 Shtator 2022, 11:40| Përditesimi: 9 Shtator 2022, 12:29

  • Share

Report Tv ka zbardhur vendimin e Gjykatës së Elbasanit ndaj 2 shtetasve rus Mikhail Zorin e Svetlana Timofeva si dhe shtetasit ukrainas Fedir Alpatov, të cilët sulmuan dy ushtarë në ish-Uzinën e armëve në Gramsh.

Nga deklarimet e Mikhail Zorin e Stevlana Timofeva, hetuesit kanë krijuar dyshime të arsyeshme se ato kanë mbërritur në Shqipëri  si agjentët të rekrutuar nga inteligjenca ruse. Në aparatet e tyre fotografike, nga filmiment me drone dhe në lap top, janë gjetur të dhëna që lidhje me infrastrukturën civile, porte, aeroporte, ura dhe imazhë të infrastrukturës rrugore.

Sipas dokumentit ekskluziv të siguruar nga Report Tv, mbërritja e tyre në ditë dhe në pika të ndryshme në vendin tonë, është bërë për të kamufluar aktivitetin agjenturor. Aktualisht dosja ka mbërritur në gjykatën e Apelit në Durrës, ku pritet që të shqyrtohet kërkesa për t’u liruar.

Dy rusët  Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç dhe ukrainasi Fedir Alpatov, 25 vjeç mbahen në burg që prej datës 20 gusht, ditë kur dhe ndodhi incidenti në uzinën e Gramshit. Mikhail Zorin u konfiktua me 2 ushtarët shqiptar që e pikasën, Albi Bici dhe Ardian Xhaka, ndërsa Svetlana Timofoeva dhe ukrainasi po qëndronin në një makinë “Chevrolet camaro” me targa ukrainase AX 6200 IP. Të tre u vunë në pranga dhe akuzohen për “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim .

Si ndodhi ngjarja?
Dy rusët Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç  dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, janë pikasur nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik. Të tre janë arrestuar nga policia, ndërsa po hetohen si spiunë të shërbimit sekret rus. Në makinën me targa ukrainase, që po përdorej prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri janë gjetur 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë, harta, të cilat janë sekuestruar nga policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?