Aktivistë, Gazetarë dhe Avokatë në të gjithë botë kanë rënë pre e përgjimeve nga qeveritë autoritare, në saj të një ‘malware’ (software spiunimi), i instaluar në telefonat e tyre. Këto softuer spiunimi u janë shitur qeverive autoritare nga një firmë izraelite e mbikëqyrjes, deklarojnë raportet e bëra publike së fundmi.
Në listë janë përfshirë deri në 50,000 numra telefoni të njerëzve që besohet se janë me interes për klientët e kompanisë, NSO, të marra nga agjencitë më të mëdha të lajmeve. Nuk është e qartë nga lindi lista apo telefonat e të cilëve ishin hakuar në të vërtetë. Por NSO mohon çdo keq bërje.
NSO, deklaron se softueri është menduar për përdorim kundër kriminelëve dhe terroristëve dhe u vihet në dispozicion vetëm agjencive ushtarake, të zbatimit të ligjit dhe inteligjencës nga vendet me të dhëna të mira për të drejtat e njeriut.
"Projekti Pegasus tregon hapur se si spiunimi i NSO është një armë në duart e qeverive shtypëse që kërkojnë të heshtin gazetarët, sulmojnë aktivistët dhe duke kërcënuar kështu mijëra jetë” tha Agnes Callamard, Sekretari i Përgjithshëm i Amnesty International.
Pretendimet në lidhje me përdorimin e softuerit, të njohur si Pegasus, u bënë të Dielën nga Washington Post, The Guardian, Le Monde dhe 14 organizata të tjera mediatike në të gjithë botën.
Pegasus prek iPhone dhe pajisjet Android për të mundësuar operatorët të nxjerrin mesazhe, foto dhe email, të regjistrojnë thirrje dhe të aktivizojnë fshehurazi mikrofona.
Testet mjeko-ligjore në disa telefona me numra në listë treguan se më shumë se gjysma kishin gjurmë të spyware.
Gati 600 politikanë dhe zyrtarë, dhjetra drejtues biznesi dhe aktivistë të të drejtave të njeriut, disa krerë shtetesh dhe mbi 180 gazetarë, përfshirë Cecilio Pineda, një gazetare meksikan që mbulonte krimin, çështjet sociale dhe korrupsionin dhe u qëllua për vdekje në Mars 2017.
Gazetarët që punojnë për The Associated Press, Reuters, CNN, The Wall Street Journal, Le Monde dhe The Financial Times janë në listë. Të paktën pesë gazetarë hungarezë gjithashtu besohet se janë spiunuar nga autoritetet.
Në listë përfshihen edhe njerëz të afërt me Jamal Khashoggi, kolumnisti i Washington Post i vrarë brutalisht në ambasadën Saudite në Stamboll në Tetor 2018, e fejuara e tij Hatice Elatr, djali i tij, Abdullah dhe gruaja Hanan Elatr.
Raporti i "Projektit Pegasus" kanë sjellë edhe njëherë në qendër të vëmendjes sesi rrjeti I spiunimit NSO Group po përdoret për qëllime politike.
Në vitin 2019, WhatsApp dhe kompania e saj mëmë Facebook paditën NSO Group në gjykatën federale të SHBA në San Francisco, duke e akuzuar atë për shfrytëzimin e një defekti në shërbimin e mesazheve të koduara duke përgjuar të paktën rreth 1,400 përdorues. NSO Group mohon akuzat.
Kompania izraelite u padit vitin e kaluar në Izrael dhe Qipro, paditësit përfshijnë gazetarë të Al-Jazeera si dhe gazetarë dhe aktivistë të tjerë të Katarit, Meksikës dhe Saudite të cilët thonë se spiunet e kompanisë u përdorën për t'i hakuar ata.
Vitin e kaluar, një gjykatë izraelite hodhi poshtë një proces gjyqësor të Amnesty International, i cili kërkonte heqjen e licencës së eksportit të NSO, duke përmendur prova të pamjaftueshme.
NSO Group është tregtari i vetëm i spyware komercial. Por sjellja e saj ka tërhequr më shumë vëmendjen dhe kritikët thonë se kjo është me arsye të arsyeshme.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen e ka konsideruar tejet të rëndë rastin e përgjimeve të telefonave të kundërshtarëve politikë, të gazetarëve dhe avokatëve.
“Nëse çështja e Pegasus është e vërtetë, kjo është plotësisht e papranueshme,” tha Ursula von der Leyen, duke iu referuar 17 raporteve të mediave ndërkombëtare në lidhje me keqpërdorimin e programit kompjuterik Pegasus nga regjimet autoritare.
Deklaratat e saj Von Der Leyen I dha nga Praga, e cila aktualisht ka nisur turin e saj evropian gjatë të cilit ka prezantuar edhe planin e rimëkëmbjes së unionit dhe theksoi se një veprim I tillë është kundër çdo rregulli në fuqi në Bashkimin Europian.
Sipas një hetimi mediatik në një rrjedhje masive të të dhënave, gazetarë, aktivistë, politikanë dhe avokatë në të gjithë botën janë shenjestruar nga regjimet autoritare dhe qeveritë përmes përdorimit të spyëare të shitur nga një kompani izraelite.
Pegasus i instaluar në një smartphone, lejon përgjimin e mesazheve, fotove, kontakteve, si dhe telefonatave. I krijuar në 2011 në Izrael Programi kompjuterik i quajtur Pegasus, është krijuar për të lejuar qeveritë që të ndjekin terroristë dhe kriminelë.
Bërja publik e një hetimi në lidhje me një softuer malinj të spiunazhit, të njohur si Pegasus, ka kthyer edhe njëherë vëmendjen e të gjithëve në lidhje me rrezikun që paraqet ai.
Pegasus” është përdorur nga dhjetëra shtete totalitare për të mbikëqyrur kundërshtarët politikë, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe gazetaret.
“Pegasus” është një “spyware”, një program I cili mundëson marrjen e informacioneve nga një kompjuter apo pajisje elektronike përmes përcjelljes së të dhënave në mënyrë të pakuptueshme dhe pakapshme nga përdoruesit.
Në çdo rast përdoruesit e smartphone apo objekteve të tjera elektronike nuk mund ta kuptojnë kur “Pegasus” infekton atë përmes një aplikacioni apo linku të rëndomtë. Më pas ai aktivizohet dhe mbledh të dhëna. Një hulumtim i drejtuar nga Claudio Guarnieri i Amnesty International, thotë se “Pegasus” mundet ta kthejë celularin apo kompjuterin tuaj në një mjet përgjimi 24-orësh.
Ky program mundet të kopjojë dhe përgjojë mesazhet, listën e kontakteve, e-mail-et, kalendarin, historikun e kërkimeve në internet, aplikacioneve të përdorura, të mbledhë fotografi dhe regjistrojë telefonata. Mundet të filmojë pa u vënë re përmes kamerës së celularit, apo laptopit dhe të aktivizojë mikrofonat e pajisjeve elektronike për të kapur edhe biseda të zakonshme.
Po kështu programi mundet të marrë të dhëna për vendndodhjen duke aktivizuar sistemin GPS dhe është i aftë të infektojë miliarda pajisje telefonike si të sistemit IOS, po ashtu edhe Android.
“Pegasus” është krijuar nga kompania izraelite NSO Group dhe është e licencuar dhe tregtuar nga kjo kompani në mbarë botën. Fillimisht u pikas nga hulumtuesit në vitin 2016 pasi ishte aplikuar një teknikë infektimi e quajtur si “spear-phishing-text messages”, teknikë që përdoret duke vendosur një link përmes së cilit kalohet programi në një mesazh të rëndomtë që u kalohet përdoruesve. Megjithatë të dhëna të besueshme tregojnë se ky program mund të kalohet edhe pa klikime gjëkundi, në sulme të ashtuquajtura “zero klik”, të cilat nuk kërkojnë ndërveprim të përdoruesve.
Hulumtuesit dyshojnë se versionet më të fundit të “Pegasus” prekin vetëm në kujtesën e përkohshme të telefonit dhe jo “hard disk”, që do të thotë se sapo telefoni të ndizet pothuajse të gjitha gjurmët e programit zhduken.