Pronarja e fermës Sotira Agroturizëm”, Jonida Hëna ka reaguar pasi policia e Kolonjës njoftoi nisjen e hetimeve në gjendje të lirë të 24 vjeçarit Orest Mezinit i cili vrau kalin e saj dhe plagosi një tjetër.
Në reagimin e bërë ajo shkruan se hetimi në gjendje të lirë të të riut, që është fqinj i tyre, bën që të ndihen të kërcënuar për jetën.
“Orest Mezini vrau kalin tonë dhe policia e la në gjendje të lirë. Kjo për ne është sikur të na vrasin për herë të dyte kalin . Tani që kuptuam që komshiu ynë na ka vrarë Balashin dhe ka plagosur një kalë tjetër dhe policia e la në gjendje të lire ndihemi të kërcënuar për jetën tonë.”-thuhet në reagimin e pronares.
Lajmi kryesor:
Vritet me çifte kali i fermës në Kolonjë, policia heton në gjendje të lirë autorin! Pronarja: Na hoqën një pjesëtar të familjes, ndihemi të kërcënuar (VIDEO)
B.V/ReportTv.al