Kontrolli në qendrën Harabel

Kronikë

Hetimi pasuror, Ajola Xoxa rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon kthimin e telefonit të sekuestruar

5 Shkurt, 11:23| Përditesimi: 5 Shkurt, 11:24

  • Share

Pasi u refuzua nga Apeli i Posaçëm në kërkesën e saj kundër vendimeve gjyqësore të kontrollit të dhjetorit 2024 dhe sekuestrimit të telefonit të saj, Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut, Erion Veliaj, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Në këtë gjykatë, Xoxa pretendon paligjshmëri të kontrolleve dhe kërkon kthim të telefonit të sekuestruar.

Kontrollet u ushtruan më 6 dhjetor 2024,  me urdhër të prokurorit Ols Dados, ku agjentët e BKH sekuestruan celularin e Ajola Xoxës, si dhe ushtruan kontrolle në qendrën “Harabel” ku Xoxa është bashkëthemeluese.

Tek selie e galerisë  ‘Harabel’ që ndodhet në zonën e ish-bllokut në Tiranë u sekuestruan dokumente e materiale të ndryshme që kanë të bëjnë me hetimet e nisura në lidhje me pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?