Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për kontrollin e ushtruar nga agjentët e BKH-së pak ditë më parë në qendrën ‘Harabel’.
Avokati mbrojtës i saj dorëzoi ankimin në Apelin e Posaçëm, ndërkohë që ankim bëri edhe vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj.
Të dy avokatët pretendojnë që kontrollet janë bërë në shkelje të ligjit procedural për mungesë shkaku të ligjshëm.
Kontrollet u ushtruan më 6 dhjetor 2024, me urdhër të prokurorit Ols Dados, ku agjentët e BKH sekuestruan celularin e Ajola Xoxës, si dhe ushtruan kontrolle në qendren “Harabel” ku Xoxa ështe bashkëthemeluese. Tek selie e galerisë ‘Harabel’ që ndodhet në zonën e ish-bllokut në Tiranë u sekuestruan dokumente e materiale të ndryshme që kanë të bëjnë me hetimet e nisura në lidhje me pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.
Erjonit ti nxjerrin uje te zi se nuk kishte brek para se te behej kryebashkiak dhe te gjithe kokpalareve
PërgjigjuNuk kane nevoje te kene nje shkak te ligjshem qe BKH t'ju kontrolloje,mjafton te kene dyshim.Pastaj /hetimi i pasurise/ eshte shkak i ligjshem per kontroll.
PërgjigjuPo u djeg suma... sikur z.Veliaj i mirepriste hetimet e kolegeve t3 spak.
PërgjigjuFiks.