Zëvendëskryeministri Luigi Di Maio

Bota
Top 24

Hetimi për bllokimin e refugjatëve, zv/ kryeministri italian mbron Salvinin: S’duhet të shkarkohet

26 Gusht 2018, 19:19| Përditesimi: 26 Gusht 2018, 19:45

  • Share

ITALI-Zëvendëskryeministri Luigi Di Maio, mbron Ministrin e Brendshëm Matteo Salvini pas nisjes së hetimeve për çështjen e anijes ‘Dicioti’. Di Maio është shprehur se "Kodi ynë i etikës thotë se Matteo Salvini nuk duhet të shkarkohet, respekt për gjyqësorin. Sipas kodit të etikës që gjendet në kontratën tonë të qeverisë, Ministri i Brendshëm duhet të vazhdojë të jetë ministër".

Këtë e theksoi zëvendëskryeministri Luigi Di Maio pas përfshirjes në regjistrin e të dyshuarve të Matteo Salvinit për çështjen Diciotti. Di Maio më pas kërkoi "respekt të plotë për gjyqësorin", por përsëriti se "është detyra jonë për të zbatuar programin zgjedhor".

Për bllokimin e anijes me emigrantë në Catania, ministri i Brendshëm Matteo Salvini është hetuar nga Prokurori i Agrigentos për rrëmbim, shpërdorim detyre dhe arrestim të paligjshëm. Nën hetim është gjithashtu edhe kreu i Kabinetit të Ministrisë së Brendshme.

Sipas prokurorëve, ata kanë privuar në mënyrë të paligjshme nga liria personale refugjatët që të zbresin nga anija “Diciotti” e cila ishte ankoruar në portin e Catanias.Nga 150 emigrantë, 20 i mori Shqipëria, 25 Irlanda dhe pjesa tjetër u strehua në Kishat Italiane.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?