Hetimi për hashashin nxori zbuluar Henri Çilin, sekser në Gjykatën e Lartë për t'i hequr burgun përjetë Arbjon Alikos

28 Shkurt 2020, 10:33| Përditesimi: 28 Shkurt 2020, 11:18

  • Share

Një hetim i nisur në shtator të 2019 për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, ku në fokus ishin disa persona nga Përmeti dhe Lazarati, ka çuar në zbulimin e një tentative për të zbutur dënimin me burg përjetë për Arbion Alikon, nga gjykata e Apelit për Krime të Rënda, për vrasjen e ish-efektivit të RENEA Ibrahim Basha në Lazarat. Për këtë vrasje vëllai i tij është dënuar me 17 vite e 6 muaj burgim.

Nga përgjimet me synimin për të arrestuar disa persona për drogë, është kuptuar se po kryhen përpjekje për t'i ndryshuar dënimin Arbion Aliko. Bisedat e përgjuara nga prokuroria e Përmetit, në 6 muaj hetime, tregojnë se babai i Arbion Alikos, Adil Aliko, komunikonte me Henri Çilin dhe pedagogun e UET-së Ilir Korbi, për ta ndihmuar për punën e djalit. Në këmbim të ndihmesës që Korbi dhe Çili do jepnin në Gjykatën e Lartë, aty ku ndodhet tashmë dosja në pritje për t'u gjykuar, Adil Aliko, i ka vënë në dispozicion një sipërfaqe toke në Gjirokastër dhe një shumë të hollash.

Kontratat e dhurimit të tokave janë kryer tek noterja Shpresa Gjocaj në Tiranë, me qëllim që Çili dhe pedagogu i tij Ilir Korbi, të nisnin punën për të zgjidhur çështjen në Gjykatën e Lartë. Të gjitha veprimet janë monitoruar nga policia dhe prokuroria e Përmetit, e cila ka nisur hetimit për Henri Çilin për akuzën e “Mashtrimit”, “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm tek gjyqtari”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”. /Elton Qyno


Lajmi kryesor:

Prona dhe para' në këmbim të lirisë së Alikojve që vranë efektivin në Lazarat! Arrestohet botuesi e pronari i UET Henri Çili dhe 27 të tjerë (Zhvillimet)


G.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?