Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani është paraqitur në SPAK pasi është thirrur si dëshmitar për koncesionin e sterilizimit. Ish-ministri do të pyetet si person që ka dijeni në lidhje me këtë koncesion që ka çuar disa persona në pranga. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Cani është thirrur për të dhënë shpjegime ne lidhje me një shkresë të firmosur nga Ministria e Financave në 2015 që ka lidhje me këtë tender.
Lajmi kryesor:
Koncesioni i sterilizimit, gjykata firmos 8 masa sigurie! SPAK arreston ish-zv/ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj që fitoi tenderin 100 mln euro
M.Q.//ReportTv.al