Hetimi për ndotjen masive në grykëderdhjen e Erzenit, peshkatarët për Report Tv: S'jemi ne fajtorët

19 Maj 2020, 16:57| Përditesimi: 19 Maj 2020, 17:03

  • Share

Mbetje të shumta konstatohen në grykëderdhjen e lumit Erzen në fshatin Jubë të Durrësit. Situata shqetësuese vijon prej shumë vitesh. Mbetjet që sjell lumi përfundojnë në detin Adriatik. Për mikrofonin e Report TV peshkatarët shprehen se nuk janë ata ndotësit e lumit, por banorët dhe subjektet private që hedhin mbeturina në lumë përgjatë shtratit të tij.

Këtë këtu që sheh këtu, që është gërmuar, sa makina zhavorr dhe e rërë është marrë sipër, aq makina dhe ka marrë deti këtu. Është prishur uji dhe deti vetëm nga inertet që heqin nga sipër. Pisllëku vjen nga sipër, nga depot e lëkurës se çfarë pisllëqesh hidhen” tha Enton Kllari peshkatar.

Peshkatarët ankohen si pasojë e ndotjes masive peshqit janë larguar. “E ku do vij peshku këtu. U bë 5-6 vjet, u bë më keq se lumi Ishëm”. Pak ditë më parë prokuroria nisi hetimet për 7 peshkatarë me akuzën e ndotjes së lumit Erzen dhe ndërtime pa leje. Por peshkatarët e tjerë që gjetëm në grykëderdhjen e Erzenit shprehen se objektet janë konstruksione metalike apo barake, ku ata vendosin mjetet e peshkimit.

E kam dëgjuar në televizor që janë ndjekur 7 persona. Mbeturinat vijnë nga Erzeni, i hedhin andej. Por ndërtesa s’ka, këto janë barake peshkimi, nuk janë ndërtesa” tha Bujar Sallaku peshkatar. Report TV ka denoncuar situatën e rëndë të ndotjes së lumenjve dhe djegien e mbeturinave në shtratin e tyre, por situata vijon të mbetet e njëjtë. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?