Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, kryetarja Vokshi dhe nënkryetari Ndreca

Hetimori për Shëndetësinë, PS dhe PD bien dakord që të shtyhet edhe me 2 javë afati i Komisionit! Kohë që të pyeten dëshmitarët dhe ish-ministri Beqaj

22 Tetor, 11:15| Përditesimi: 22 Tetor, 11:23

  • Share

Tiranë- Pas debateve të forta që përfshinë palët politike ditën e djeshme, është vendosur që të shtyhet afati i Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, për koncesionet e Sterilizimit dhe Check Up.

PS dhe PD kanë rënë dakord që ky afat të shtyhet edhe dy javë të tjera. Konsensus PS-PD pati që të krijohet edhe hapësirë për të pyetur dëshmitarë të tjerë, përfshi edhe Ilir Beqajn, raporton gazetarja e Report TV, Esiona Konomi.

Kjo ishte kërkesa që kryetarja Albana Vokshi bëri dje gjatë debateve të forta, ku nuk munguan edhe akuzat e drejtpërdrejta mes deputetëve.

Fillimisht nënkryetari Plarent Ndreca dhe PS u shprehën kundër, por opozita kërkoi afat të shtuar që të pyeteshin të gjithë dëshmitarët e listës, pasi ata nuk kanë qenë prezent në disa nga mbledhjet që i cilësuan të njëanshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?