Hetimori në Shëndetësi në ‘udhëkryq’, Soko në ‘Repolitik’: Është kthyer në fushatë elektorale, palët e kanë lënë detyrën! Muça: PS ka luks që ka Vokshin kundërshtare

13 Nëntor, 21:38| Përditesimi: 13 Nëntor, 21:55

  • Share

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë ka mbetur në një 'udhëkryq'. Dëshmia e ish-ministrit Ilir Beqja në këtë komisionin ka mbetur sërish edhe sot peng i debateve mazhorancë-opozitë.

Lidhur me këtë u diskutua edhe mbrëmjen e sotme të emisionit ‘Repolitix’, në Report Tv, ku Pano Soko nga nisma ‘Thurje’, tha se komiësioni është kthyer në fushatë elektorale dhe se palët e kanë lënë detyrën që kanë.

‘Qëllimi i komisionit nuk është që të gjejë fajtorin, por të gjejë se ku ka ceduar shteti. Hetimi penal mbi përgjegjësit e Beqajt, Ramës dhe të tjerëve është organ tjetër, është prokuroria që i heton. Beqaj nuk kishte të drejtë që të kërkonte Poëerpoint. Unë kam qenë dëshmitar në këtë komision, para dy muajsh. Ti shkon në komision dhe i përgjigjesh pyetjeve. Ai tani nuk është më komision, është fushatë elektorale, palët e kanë lënë detyrën administrative. Rama dhe Nushi kanë të drejtë që të jenë. Po këta duhet që ta kishin nisur me ata. Nëse do të kishte pasur qëllim duhet të ishin thirrur në janar jo tani’, tha ai.

Gazetari Flogert Muça, tha se ky komision është drejtuar në mënyrë jo të duhur nga Albana Vokshi.

‘Ky është komisioni i Albanës, ku shef mikrofona shkon dhe i shkul dhe i thotë atij dëshmitarit që ka përballë fjalën e fundit. Albana do që ti tregojë Berishës edhe me porosinë  tij që për vanitetin e Albanës që nuk mund që të bëhet komision. I jep Albanës pushtet dhe ajo s’të lë që të flasësh. Socialistët nuk ikin se ata janë në fushatë. Në momentin që ke përballë Albanën ti ke momentin për të treguar kontrastin për të thënë këta janë jo institucional dhe qëndrojnë për ti thënë shqiptarëve ja ku është diferenca. Albana e ka drejtuar në mënyrën më skandaloze dhe nëse nesër do të ishte ministre do të drejtonte njëso. PS ka luks që ka Vokshin kundërshtare, ka rrëshqitur fare’, tha ai.

Për ish- deputetin Arben Meçaj, ky komision nuk po i përmbahet misioneve që ai ka.  

‘Komisioni merr vlera kur i nënshtrohet misionit që ka. Misioni i parë është që nëpërmjet hetimit të japësh opinionit një të vërtetë.  E dyta është që në fund ti nga ana jote të ndërtosh një skedar që të nxjerrësh sa i dëmshëm është aksioni i kundërshtarit tënd në këtë fushë dhe të thuash veprimtaria ishte e panevojshme, apo ishte e korruptuar. Komisioni po bënë kohë dhe të gjithë ata që kanë qenë përballë u thuhet ju pushoni se ju jeni hajdut dhe është një tavolinë ku në një krah janë çakallët dhe në krahun tjetër ujqërit’, tha ai.

Avokati Leonard Karaj u shpreh se çdo raport që mund të dal nga ky komision nuk vlen në raport me hetimet e drejtësisë.

‘Ky është një komision që nuk duhet që të ekzistonte fare. Sepse u ngrit pasi bënë luftën civile në parlament që kërkuan disa komisione. Këta çdo gjë që të shpikin dhe çdo raport që mund të nxjerrin, në raport me drejtësinë vlen zero’, tha ai.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?