FRANCË– Interpoli ka njoftuar se presidenti Meng Hongwei, i cili u shpall i zhdukur në fund të muajit shtator ka dhënë dorëheqjen nga posti pasi është arrestuar në vendin e tij, Kinë, për shkelje ligjore.
Lajmi është bërë i ditur me anë të një deklarate nga vetë Interpoli, të cilët po ashtu bëjnë me dije se presidenti i ri do të zgjidhet në Asamblenë e Përgjithshme që do të mbahet më 18-21 nëntor.
Sipas rregullores, detyrën e merr pjesëtari më i moshuar i bordit ekzekutiv, pra koreano-jugori Kim Jong Yang.
Njëherasi me kreun e Interpolit, Hongwei mbante edhe detyrën e ministrit të Sigurisë Publike të Kinës në Partinë Komuniste.
Hongwei u zgjodh në krye të Interpolit muajin nëntor të vitit 2016. Gjatë një vizite në vendin e tij, më 25 shtator ai u zhduk duke shkëputur çdo kontakt me bashkëshorten. Mesazhi i fundit që ai i kishte dërguar ishte "emoji" i një thike, që ajo e përktheu si rrezik.
Mesazhet që i çoi gruas
Por teksa kërkohej në Francë, gazetat kineze shkruanin për burgimin e tij për shkak të akuzave për shkeljet e ligjit.
Meng ka gati 40 vjet eksperiencë në fushën e drejtësisë penale dhe policisë, ku edhe ka mbikëqyrur çështjet që lidhen me institucionet ligjore, kontrollin e narkotikëve dhe terrorizmin.
Komente
