Elvin Gogaj

Hetoi bandat në Burrel dhe u kërcënua në Elbasan, kush është prokurori që vettingu e riktheu sot sërish në shkollë (SKEDA)

24 Korrik 2019, 20:01| Përditesimi: 24 Korrik 2019, 20:09

  • Share

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit riktheu sot sërish në shkollë një prokuror. Bëhet fjalë për Elvin Gogajn, i njohur, pasi ka qenë drejtues në disa prokurori, ndërsa tashmë do të duhet të rikthehet sërish në shkollë. Elvin Gogaj, nuk ka hyrë në sistemin e prokurorisë nga shkolla e Magjistraturës, por ai fillimisht ka qënë oficer dhe pas disa viteve në këtë detyrë ka fituar konkursin për të qënë prokuror.

Fillimisht ai ka punuar si prokuror në Burrel, ku ka hetuar dhe gjykuar mjaft dosje të rënda dhe të rëndësishme të viteve 1997-1998, periudhë kjo që Burreli, ziente nga seritë e vrasjeve të hasmërisë mes dy bandave farefisnore “Dedja” dhe “Kola”. Në atë periudhë të përgjakshme prokurorit Gogaj dhe gjithë prokurorëve që ushtronin detyrën në Burrel, i duhej të qëndronin në zyrë me automatikë kallashnikovi, pasi bandat në Burrel kishin marë, komisariatin dhe vrisnin ç’ti dilte para.

Edhe pse situata ka qënë në kufijtë e dramatikes për të bërë detyrën shtetërore, sot shumë dosje hetimore dhe dënimin e anëtarëve të këtyre bandave mbajnë firmën e Elvin Gogaj dhe dy prokurorëve të tjerë që vepronin në atë periudhë në Burrel. Pas Burrelit, Gogaj është transferuar nga kryeprokurori i Përgjithshëm i kohës Ylli Rakipi në qytetin e Vlorës, duke ju besuar posti i zv/drejtuesit të prokurorisë së Vlorës, detyrë të cilën e ka kryer për disa vite.Me ardhjen e Theodhori Sollakut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Elvin Gogaj emërohet drejtues në Prokurorinë e Fierit, prokurori e nxehtë kjo për sa i përket kriminalitetit.

Me ikjen e Sollakut dhe ardhjen e kryeprokurores Ina Rama, Elvin Gogaj është transferuar nga prokuroria e Fierit në prokurorinë e Elbasanit, në të cilën Ina Rama,ia besoi për gati 7 vite drejtimin e kësaj prokurorie. Pikërisht në këtë prokurori Elvin Gogaj për shkak të detyrës së tij pati kërcënime me jetë nga një grup kriminal në Elbasan, i dalë shpesh kohët e fundit në media. Kjo solli që ministria e Brendshme e asaj kohe ti garantonte jetën me efektivë të repartit “RESI” në Tiranë.

Me ikjen e Ina Ramës dhe ardhjen si kryeprokuror të Adriatik Llallës, Elvin Gogaj është transferuar në një tjetër prokurori problematike siç është prokuroria e Laçit. Pikërisht në këtë detyrë ai ka qëndruar gati 1 vit dhe më pas është emëruar nga Adriatik Llalla në krye të prokurorisë së Apelit Shkodër, duke i besuar të mbulojë çështjet penale të rretheve Shkodër, Lezhë, Kukës,Laç, Pukë dhe Tropojë.

Edhe pas ikjes së Adriatik Llallës, Elvin Gogaj është konfirmuar në detyrën e drejtuesit të Apelit Shkodër nga kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku. Mirëpo sot pas kaq vitesh karrierë si prokuror dhe drejtues i 6 prokurorive, Elvin Gogaj urdhërohet të braktisë për një vit detyrën dhe të shkojë në shkollën e Magjistraturën. E çuditshme por e vërtetë. Si mundet që një prokuror është vlerësuar dhe ka marë besimin nga 5 Kryeprokurorë të Përgjithshëm të Shqipërisë, ti vihen në dyshim kriteri profesional, duke e fyer dhe ulur moralisht,duke e dërguar si student në Shkollën e Magjistraturës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?