Albana Hana dhe Taulant Balla

Hetoi zhdukjen e Remzi Hoxhës, vajza e ish-prokurorit Xhevat Hana kandidate për deputete e PS-së në Elbasan

2 Shkurt 2021, 16:16| Përditesimi: 2 Shkurt 2021, 16:26

  • Share

Albana Hana, vajza e ish-prokurorit të ndjerë Xhevat Hana do të jetë kandidate për deputete e Partisë Socialiste në zonën e Rrajcës dhe Prrenjasit për zgjedhjet e 25 prillit.

Ishte kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla, i cili është edhe drejtuesi politik i PS-së për Qarkun e Elbasanit, që prezantoi sot Albana Hanën para qytetarëve, ku vlerësoi figurën e saj .

“Është nder për Partinë Socialiste që përfaqësuesin e vet për këtë zonë ta ketë Albanën. Është vajza e mikut të të gjithë Rrajcës, Xhevat Hanës.Për ata që nuk e dinë, Rrajca ka prodhuar burra e gra të shkëlqyera. Rrajca njihet për njerëz me reputacion të shkëlqyer dhe Xhevati ishte një nga ata njerëz që luftoi për drejtësinë e vërtetë në Shqipëri. Albana do të jetë pjesë e listës së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit. Ka ardhur në bazë të një procesi që ne kemi nisur duke hapur dyert e PS, jo vetëm për njerëz që militojnë Brenda partisë, por edhe për njerëz me kontribute jashtë. Në kuadër të procesit “Deputeti që duam” u krijua një derë për të dhënë kontribute, djem e vajza, burra e gra në fusha të caktuara, qofshin mjekë, mësues, sipërmarrës apo fermerë e jurist të shkëlqyer si Albana.Albana ka punuar në Ministrinë e Integrimit Europian deri kur Saliu e hoqi nga puna si vajza e Xhevat Hanës.”-tha Balla.

Për të çuar para emrin e babait të saj, mes emocionesh Albana Hana, me profesion juriste, tha se ato duhet të punojnë së bashku për të çuar para projektet.

Në fjalën e saj  Hana tha se nuk është e fushës së politikës, por se është marrë më shumë me projekte të Bashkimit Europian dhe se për zbatimin e projekteve i duhet besimi i të gjithë qytetarëve.

‘Unë jam vajzë e kësaj zonës dhe megjithëse kam shumë vite që nuk kam ardhur, këtu ka ndodhur një ndryshim kozmik, mund të them në këtë zonë. Unë nuk jam e fushës së politikës unë jam e fushës së projekteve, unë jam marrë për shumë vite më projekte të BE-së, për këtë dua besimin tuaj. Gjërat duhet të bëhen bashkë, janë sfida, por gjërat duhet të bëhen bashkë. Do të punojmë bashkë për të gjitha projektet. E bëj për tim atë, dua që emri i tij të jetë i nderuar dhe ta çoj më tutje. Nuk dua që puna dhe sakrifica e tij të harrohet.’- tha Hana.

Albana Hana ka studiuar Shkenca Sociale dhe Drejtësi pranë Universitetit të Tiranës dhe mban gradën Master në fushën e Demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut në Evropën Juglindore nga Universiteti i Sarajevës dhe Bolonjës.

Ish prokurori i ndjerë Xhevat Hana ishte i vetmi që arriti të dërgojë para gjyqit dhe të kërkojë burg për 4 oficerët e SHISH, të akuzuar për rrembimin dhe zhdukjen e veprimtarit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha në Kune Vain Lezhës.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jona: 03/02/2021 01:50

    Albanen ta kishit bere dhe prokurore ne spak,,,,qe te denonte kriminelin me te madh qe ka patur shqiperia sali karaxhicin,,ai ja vrau babain albanes....se po hetonte ,,ne vrasje ku ishte perfshire saliu me bandat e tij...

    Përgjigju
  • Lola: 02/02/2021 21:31

    Uaaa kjo legenia qe doli dhe thoshte qe po i rrezukohej jeta per hetimet qe bente babai i saj ish-sigurims dhe komunist. Doli neper intervista te shante Berishen dhe ja ku e shperblyen. Thone qe eshte nje super hajdete ne te gjitha punet qe ka bere.

    Përgjigju
  • Partia demokratike: 02/02/2021 19:16

    Te arrestohet albana hana per korrupsion te pakten 20 vjet burg.. ti vin trut ne vend se i kan fluturuar trut..

    Përgjigju
  • Rudi: 02/02/2021 18:48

    Ua, sa lajm i mire. Shume vajze me vlera dhe e shkolluar. Bravo dhe suksese. Pp me mire ra kishim ne Tiranw.

    Përgjigju
  • LORA: 02/02/2021 16:54

    Lajm i mire. Uroj qe Albana Hana te jete ne lartesine e babait te saj, luftetarit te paepur per drejtesi te ndjerit Xhevat Hana.

    Përgjigju
  • 007: 02/02/2021 16:44

    Urime kesaj vajze bije e nje burri te rralle si Xhevat Hana

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?