'Hetoni vrasjet e 1997 - 1998! Balla shkon në Tropojë lë porosi të qarta: Të zbardhen krimet e së shkuarës

16 Dhjetor 2023, 16:14| Përditesimi: 16 Dhjetor 2023, 19:45

  • Share

Zbardhj e krimeve të vjetra ka qenë një ndër porositë kryesore që ministri i Brendshëm Taulant Balla ka dhënë në takimin e sotëm me për punonjësit në Komisariatin e Tropojës

Shqiptarja.com dhe Report Tv ka mësuar nga burime të sigurta se Ministri i Brendshem Taulant Balla ka shkuar ne Tropojë me nje listë të gjatë të krimeve të rënda vrasje, zhdukje personi të ndodhura gjatë viteve 1997, 1998 e në vijim për të cilat nuk ka ende autorë, e për pasojë mbeten dosje të hapura për drejtësinë dhe për Policinë e Shtetit.

Në Bajram Curri ministri u takua me punonjësit në Komisariatin e Tropojës ku kërkoi hetim të plotë dhe zbardhje sa më shpejt të ngjarjeve të vjetra kriminale detyrë kryesore e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, për t’i dhënë fund çdo forme pandëshkueshmërie

‘Hetimi i ngjarjeve të vjetra dhe dhënia fund e pandëshkuemërisë duhet të jenë vëmendja kryesore. Edhe krimet e së shkuarës, kryesisht ato ndaj pronës e personit, ne duhet që të vazhdojmë punën hetimore', deklaroi ai.

Ështe hera e parë në këto 20 vite që një Ministër i Brendshëm shkon në Tropojë me dosjet e krimeve të pazbulura, që tronditën Tropojën dhe gjithë Shqiperine.

Ndërkohë nga viti 2019 nuk eshte rregjistruar ne Tropojë asnje ngjarje kriminale me pasojë humbje jete.

Nuk duhet t’i gëzohemi faktit që tani s’kemi ngjarje kriminale, por kemi përgjegjësinë që të bëjmë drejtësi. Publiku na vlerëson për çdo hap që hedhim edhe në këtë drejtim’

Ministri foli për domosdoshmërinë e forcimit të kontrolleve policore, kundër armëmbajtjes pa leje.

‘Duhet dekurajuar armëmbajtja pa leje. Do të minimizosh fenomenin e ngjarjeve kriminale, lufto armëmbajtjen pa leje! Sepse pjesa më e madhe e ngjarjeve ndodhin në gjaknxehtësi dhe posedimi i një arme pa leje është burim i një krimi të rëndë, kundër jetës së një personi. Thirrje banorëve, t’i vetëdorëzojnë armët pa leje. Na duhet të rritim komunikimin me komunitetin. Do të nisim një fushatë, vitin e ardhshëm, duke incentivuar dorëzimin e armëve pa leje’, apeloi ministri.

Prej 1997 – 2002 janë 17 vrasje ende të pazbardhura që kanë ndodhur në Tropojë për të cilat autorët e këtyre krimeve të rënda ende nuk janë vënë para drejtësisë. Të pazbardhura kanë mbetur dhe vrasjet në familjen e Haklajve. 

Ministri tha se puna duhet të intensifikohet në parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndaj pronës dhe mjedisit. Këto mbeten sipas tij, ndër detyrat kryesore të Policisë dhe Prokurorisë ndërsa garantoi se do të kenë gjithmonë mbështetjen e tij

‘Punën e policisë do ta bëni ju, ministri do të bëjë punën për trajtimin e duhur financiar të PSH. Jam i gëzuar që ditët në vijim bashkë me KM do të shkojmë tek policët që kanë fituar kredi falas për banesa nga qeveria. Janë mbyllur 92 të parat, vitin e ardhshëm do jenë 300 kredi dhe 500 pas 2 vitesh. Me aktin normativ kemi siguruar fondin për pagesën e ushqimit, për çdo punonjës policie, mbi 1 milion lekë (të vjetra) në vit. Me fondin që kemi përcaktuar për rritjen e pagave për 2024, synoj të shkojmë tek një rritje 30% të pagës së çdo polici, nga 1 korriku 2024, duke i dhënë prioritet nivelit bazë. Duhet të gjejmë një zgjidhje edhe për orët jashtë orarit’, deklaroi Balla

Ora 19:30
Tropojë 1997 -2002/ 17 krime ende të pazbardhura, mes tyre vrasjet ndaj Haklajve për të cilat akuzohet Sali Berisha

1702752939_Screenshot4.jpg

Foto: Vëllezërit Haklaj

Prej 1997 – 2002 janë 17 vrasje ende të pazbardhura që kanë tronditur Tropojën dhe për të cilat autorët e këtyre krimeve të rënda ende nuk janë vënë para drejtësisë.

Ndër vrasjet më të bujshme janë ato ndaj familjes Haklaj që datojnë që nga 1998 deri në 2000, e ku vajza e fisit Haklaj bën fajtor Sali Berishën.

Pikërisht më 28 prill të këtij viti, Aishe Haklaj, motra e madhe e familjes Haklaj udhëtoi nga Suedia për tu marrë në pyetje për më shumë se 12 orë nga prokurorët e Posaçëm. Report Tv mësoi atëherë se ajo dëshmoi për denoncimin që kishte  bërë në SPAK në korrik të 2021, ku akuzoi ish kryeministrin Sali Berisha për vrasjen e 4 vëllezërve të saj, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. Ajo u mor në pyetje nga vetë kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorja tjetër, Elida Kaçkini. 

Përveç Sali Berishës janë paditur edhe 15 persona të tjerë, që akuzohen si banda e armatosur dhe një organizatë kriminale që drejtoheshin dhe vinin në zbatim urdhrat e ish kryeministrit. Më konkretisht sipas padisë, pjesëtarë të këti grupi kriminal ishin Haki Hoxha, Përparim Hyka, Myftar Lumneshi, Hajredin Haluci, Tahir Sejd Hoxha,  Iljaz Hoxha, Ilir Hoxha, Selim Hoxha, Agim Hoxha, Cut Neza, Sadri Neza, Xhafer Hoxha, Medi Hoxha, Guxim Byberi.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qenie: 17/12/2023 07:17

    Turpi! Te gjithe I dine krimet, qe asgje nuk I Dallin nga ato te luftes: masakrat, perdhunimet, grabirjet dhe pengmarrjet… etj! Element pa memorie.

    Përgjigju
  • Artan: 17/12/2023 00:03

    Myftar zagari plehra

    Përgjigju
  • E FSHEHTA PUBLIKE: 16/12/2023 23:16

    Vrasjet dhe vrasësit dihen në Nju York e jo ma në ndër 3 fshatra Tropoje ato ishin dhe janë 90% të karakterit politik vetë të damtuarit e kanë ndi dhe pohu pse dhe nga kush hiq këtu rastin presedan të familjes të Azem Hajdarit që për para shesin gjakun

    Përgjigju
  • Polic #: 16/12/2023 16:40

    Vrasjet janë të zbuluara! Keni Jaho Mulosmani dëshmitar i gjallë që i ka treguar qindra herë por nuk ka mbajtur njeri shënime!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?