Hetuesit e BKH-së dhe Prokurorë në SHBA

SHBA/ 32 hetues të BKH-së e 2 prokurorë të SPAK në zyrat e FBI-së! Në fokus lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar

22 Gusht 2023, 12:03| Përditesimi: 22 Gusht 2023, 12:18

  • Share

Një grup prej 32 hetuesish të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe dy Prokurorë të Posaçëm përfunduan një vizitë studimore në SHBA, ku morën pjesë në disa takime më homologët e tyre amerikanë të forcave të rendit.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Ambasada e Amerikane në Tiranë bëri të ditur se vizita studimore u zhvillua në Uashington DC dhe Akademinë Byrosë Federale të Hetimit (FBI) në Kuantiko, Virxhinia.

Sipas Ambasadës Amerikane në Shqipëri, takimet mes dy palëve kishin në fokus diskutimet për çështje të korrupsionit, organizatave transnacionale kriminale, trafikut të drogës, si dhe të arratisurit ndërkombëtarë.

“Bisedime të dobishme për të dyja palët u kryen për çështje kritike si shkëmbimi i informacionit dhe inteligjencës, bashkëpunimi i ndërsjellë ligjor, korrupsioni publik, organizatat transnacionale kriminale dhe të trafikut të drogës, të arratisurit ndërkombëtarë, marrëdhëniet me mediat, asetet virtuale dhe analizat financiare në hetime komplekse, udhëheqja, negociatat e krizave, shëndetësia dhe mirëqenia, eksplozivët dhe zhvillimi i burimeve njerëzore”, thuhet në njoftimin për shtyp të ambasadës së SHBA-së.

Grupi vizitoi gjithashtu Departamentin e Drejtësisë së SHBA dhe Qendrën e Bashkërendimit dhe Analizës (Fusion) në Maryland, Departamentin e Policisë në Baltimore dhe Administratën e SHBA kundër Narkotikëve (DEA).

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 22/08/2023 12:30

    Vendi jone nuk duhet te jete i varur nga Amerika apo Europa sepse ata interesat e tyre do te shikojne dhe do ta perdorin drejtesine tone si te duan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?