Kronikë

Hetuesit e rinj të BKH-së, 210 kandidatë kalojnë testin e aftësisë fizike nga 325 gjithsej! Më 15 qershor japin testin me shkrim

10 Qershor 2021, 18:01| Përditesimi: 10 Qershor 2021, 18:11

  • Share

Nga 325 kandidatë që kanë aplikuar për t’u bërë hetuesit e rinjtë të Byrosë kombëtare të Hetimi, vetëm 210 prej tyre kanë mundur të kalojnë testin e Aftësive Fizike dhe u skualifikuan 115 të tjerë. Pjesë e vëzhguesve në testimin e Aftësive Fizike të kandidatëve ishin edhe përfaqësues nga SHBA dhe BE.

Kandidatët që kaluan testin e parë atë të aftësive fizike, do i nënshtrohen më 15 qershor testit të Ese-së me shkrim.

BKH është një i institucion i ri i dalë nga reformën në drejtësi dhe është pjesë e SPAK për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Aktualisht BKH ka 28 hetues, nga 60 që duhet të jenë në total. 28 hetuesit e BKH-së këtë javë kanë nisur në Romë trajnimin intensiv dhe të specializuar nga DIA italiane (Drejtoria e Antimafias) për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?