Rrëzimi i avionit Malajzia Airlines MH17

Bota

Hetusit ndërkombëtarë identifikuan rrëzimin e avionit MH17: Nga raketat ushtarake ruse

24 Maj 2018, 12:02| Përditesimi: 24 Maj 2018, 12:09

  • Share

Prokurorët që hetojnë rrëzimin e fluturimit MH17 mbi Ukrainën lindore në 2014 thanë se ata kishin identifikuar raketën e përdorur për të rrëzuar aeroplanin si të ardhur nga forcat e armatosura të Rusisë.

Në qytetin holandez Bunnik dolën në një intervistë televizive ku folën për rrëzimin e avionit të Malajzia Airlines MH17, dhe gjetjet e shkakut të rrëzimit.

Një raketë u gjuajt poshtë MH17 më 17 korrik 2014, mbi territorin e Ukrainës, duke vrarë të gjithë 298 pasagjerë dhe ekuipazhin në bord. Shumica e udhëtarëve ishin shtetas holandezë. Boeing 777 ishte në një fluturim rutinë mes Amsterdamit dhe Kuala Lumpurit.

Gjetjet e hetimit:

Raketat Buk që rrëzuan fluturimin 17 të Malaysia Airlines u transportuan nga një brigadë ushtarake ruse.

Raketat u shkarkuan nga brigada e raketave anti-ajrore 53 e ushtrisë ruse të vendosur në qytetin rus të Kurskut.

Të gjitha mjetet që mbanin raketën ishin pjesë e forcave të armatosura ruse.

Wilbert Paulissen, kreu i skuadrës së krimit të policisë kombëtare të Holandës, tha se raketa u shkarkua nga Brigada e 53-të anti-avionë e Rusisë.

Rusia ka mohuar përfshirjen në këtë incident.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?