Heung-Min Son

Sport

Heung-Min Son s'i mban dot lotët, largohet këtë verë nga Tottenham: Është vendimi më i vështirë në karrierë

2 Gusht, 09:58| Përditesimi: 2 Gusht, 09:59

  • Share

KORE E JUGUT, Seul - Tottenham është njoftuar nga sulmuesi Heung-Min Son se dëshiron të largohet nga klubi. Përpara ndeshjes miqësore kundër Newcastle të dielën, 33-vjeçari Son dhe trajneri Thomas Frank dolën para medieve në Seul, ku sulmuesi njoftoi se ka folur me drejtuesit e Spurs për një largim këtë verë.

"Para se të fillojmë konferencën për shtyp, doja të thoja se kam vendosur të largohem nga klubi këtë verë. Me respekt, klubi po më ndihmon me këtë vendim.

Ishte vendimi më i vështirë që kam marrë në karrierën time. Kujtime kaq të mrekullueshme. Ishte shumë e vështirë të merrja vendimin. Kam nevojë për një mjedis të ri për të ecur përpara. Kam nevojë për pak ndryshim, 10 vjet është një kohë e gjatë.

Erdha në Londrën veriore si fëmijë, 23 vjeç, në një moshë kaq të re. Do të largohem nga ky klub si një burrë i rritur, një burrë shumë krenar. Dua të falenderoj të gjithë tifozët e Spurs që më dhanë kaq shumë dashuri. Shpresoj që lamtumira të jetë në kohën e duhur dhe kjo është koha e duhur për të marrë atë vendim. Shpresoj që të gjithë ta pranojnë këtë dhe ta respektojnë", tha Son, i cili gjatë këtyre fjalëve nuk i mbajti dot lotët.

Sulmuesi zgjodhi ta jepte lajmin në vendlindje, teksa kjo do jetë një humbje e madhe për Tottenham. Son kaloi nga akademia e Seul U-18 te moshat e Hamburger në Bundesligë në verën e 2008. Nga 2010 deri në 2013 ai luajti me ekipin e parë të Hamburger, para se në 2013 deri në verën e 2015 të luante me Bayer Leverkusen.

Më 28 gusht 2015 ai kaloi te Tottenham në Londër për 30 milionë euro dhe ka dhjetë vite që mban veshur fanellën e Spurs, duke fituar edhe Europa League. E ardhmja e tij pritet të jetë në MLS amerikane të futbollit, me Los Angeles FC që është skuadra më e interesuar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?