Momenti kur aktivizohet mbrojtja raketore e Izraelit

Hezbollahu lëshoi 300 raketa, njëra synoi edhe selinë e Mossad-it afër Tel-Avivit! IDF: Nuk pati dëme dhe viktima

25 Shtator, 10:10| Përditesimi: 25 Shtator, 10:24

  • Share

Momenti kur aktivizohet mbrojtja raketore e Izraelit

Izrael- Hezbollahu njoftoi se lëshoi 300 raketa, një prej të cilave synoi edhe selinë e Mossad-it, afër Tel-Avivit.

Lajmin e konfirmoi vetë organizata ditën e sotme (25 Shtator). Një prej raketave kishte shënjestër edhe selinë e agjencisë së spiunazhit Mossad, pranë Tel Avivit, të cilën e fajësoi për vrasjen e udhëheqësve të saj dhe hedhjen në erë të pajisjeve të komunikimit të përdorura nga anëtarët e saj, në një përshkallëzim të ri të luftës.

Sirenat paralajmëruese u dëgjuan në kryeqytetin ekonomik të Izraelit Tel Aviv pasi një raketë e vetme tokë-tokë u kap nga sistemet e mbrojtjes ajrore pasi u zbulua se po kalonte nga Libani, tha ushtria izraelite. IDF e konfirmoi sulmin, por nuk pati raportime për dëme apo viktima, teksa sistemi antiraketor ka funksionuar përsëri, raporton "Reuters".

Sirenat paralajmëruese u dëgjuan edhe në zona të tjera të Izraelit qendror, duke përfshirë qytetin e Netanyas.

Ushtria izraelite tha se një dron që kalonte në territorin izraelit nga Siria u kap nga avionë luftarakë në jug të Detit të Galilesë.

Ushtria izraelite ka kryer sulmet e saj ajrore më të rënda të luftës këtë javë, duke synuar Udhëheqësit e Hezbollahut dhe duke goditur qindra objektiva thellë brenda Libanit. Të paktën 2 mijë objektiva në fshatrat kufitarë dhe më gjerë u goditën dhe shkatërruan. Sulmet kanë lënë rreth 600 viktima, mes të cilëve edhe 50 fëmijë, që nga dita e hënë.

Të martën, një sulm në Bejrut vrau komandantin e lartë të Hezbollahut, Ibrahim Qubaisi, i cili drejtoi forcën raketore të ushtrisë.


Lajmi kryesor:

Hezbollahu sulmon Izraelin me 300 raketa, njëra synon dhe selinë e Mossad-it! Britania nis 700 trupa në Qipro, Khamenei: Nuk do ta mposhtni!


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?