Momenti kur sistemi antiraketor 'Iron Dome' i Izraelit kap silurat nga Libani
Hezbollahu tha se luftëtarët e tij kishin gjuajtur një raketë që synonte selinë e agjencisë së spiunazhit Mossad, pranë Tel Avivit të mërkurën (sot, 25 Shtator), teksa dhe Izraeli kreu më shumë sulme ajrore në Libanin jugor.
Ushtria izraelite tha nga ana e saj se një raketë e vetme tokë-tokë u kap nga sistemet e mbrojtjes ajrore antiraketë (Sistemi Antiraketor "Iron Dome"), pasi u zbulua se po kalonte nga Libani.
Izraeli tha se avionët e tij luftarakë aktualisht po kryejnë sulme të gjera në Libanin jugor dhe Luginën Bekaa, por nuk ka shifra të dëmeve dhe objektivave.
Sirenat paralajmëruese u dëgjuan në Tel Aviv, kryeqyteti ekonomik i Izraelit, por nuk pati raportime për dëme apo viktima. Zëdhënësi ushtarak izraelit Nadav Shoshani tha se ai nuk mund të konfirmonte se cili ishte objektivi i Hezbollahut, kur lëshoi raketën nga një fshat në Liban.
"Rezultati ishte një raketë e rëndë, që shkonte drejt Tel Avivit, drejt zonave civile në Tel Aviv. Selia e Mossad nuk është në atë zonë", tha ai.
Sirenat paralajmëruese u dëgjuan edhe në zona të tjera të Izraelit qendror, duke përfshirë qytetin e Netanyas.
Lajmi kryesor:
Hezbollahu sulmon Izraelin me 300 raketa, njëra synon dhe selinë e Mossad-it! Britania nis 700 trupa në Qipro, Khamenei: Nuk do ta mposhtni!
A.Q/ReportTv.al