Politikë
Top 24

Hidhet një bombë molotov tek Policia e Tiranës, thyhen me gurë xhamat e Drejtorisë

13 Maj 2019, 20:48| Përditesimi: 13 Maj 2019, 21:46

  • Share

Tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, protestuesit e opozitës jokuvendore kanë hedhur bomba molotov në drejtim të institucionit. Turma ka hedhur një bombë molotov, tymyese edhe kapsolla ndërsa janë thyer me gurë xhamat e Drejtorisë së Policisë. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se një efektiv i policisë mori dëmtime nga hedhja e bombës molotov. Shumë punonjës së policisë janë vendosur në kordonin e sigurisë para godinës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës. E ftuar në studion e Report Tv, në emisionin "5 Pyetjet nga Babaramo", ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj tha se raste sporadike nuk mund të identifikojnë gjithë turmën dhe qëllimin e protestës, e cila nuk ishte e dhunshme. Duhet theksuar se ishte vetëm një bombë molotov që u hodh ndaj drejtorisë së Policisë, ndërsa më tej protestuesit vijuan mardhimin drejt selisë së Partisë Demokratike.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Opozita 3 orë marshim proteste në shi në 5 institucione, pas thirrjeve të ndërkombëtarëve 'zhduket' molotovi


G.M./r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?