Politikë

Hidhen themelet për Gjuhën Shqipe në Diasporë, nis hartimi diaspora tekste shqip në shtator 2022

22 Qershor 2021, 21:24| Përditesimi: 22 Qershor 2021, 21:35

  • Share

Në shtator të vitit 2022 fëmijët e diasporës do mund të mësojnë me libra të rinj në gjuhën shqipe. Kjo është arritur falë bashkëpunimit të dy qeverive Shqipëri-Kosovë, dhe Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë të cilët sot zhvilluan online takimin e parë. Ministri Majko tha se ka nisur puna për hartimin e kurrikulës së re.

 “Marrëveshja është duke u aplikuar shumë shpejt, krahasuar ,mes marrëveshjeve tjera mes dy vendeve. Kanë nisur mbledhjet për kurikulën e re që është miratuar tani jemi në fazën e miratimit të teksteve.Po punojmë që vitin tjetër arsimor , të fillojmë me libra e rinj të përbashkët për diasporën të miratuar mes 2 Ministrive.'- tha Majko.

Për ministren e Arsimit të Kosovës Arbërie Nagavci, bashkëpunimi ndërmjet 2 vendeve me Diasporën mbetet prioritet.

'Jemi në proces për tekste te reja për klasën e pare deri të peste të cilët do i kemi gati deri në korrik të këtij viti. Bashkëpunimi mbetet prioritet, të shfrytëzojmë resurset e përbashkëta që kemi, humane  financiare dhe çdo aspekt për rezultate më të larta. Bashkëpunim në shërbim të Diasporës dhe fëmijëve.'- tha Nagavci.

Teksa e cilësoi si fokus të politikave  mësimin e Gjuhës Shqipe për fëmijët në Diasporë, Ministrja e Arsimit Evis Kushi, tha se mbështet çdo nismë që ka në qendër ruajtjen dhe kultivimin e saj.

'Ruajtja e identitetit është qëllim madhor i yni. Mësuesit në Diasporë vlerë që mban gjall traditën e Gjuhës Shqipe. Ministria është e gatshme të mbështet çdo nismë që ka në qendër  ruajtjen dhe kultivimin e Gjuhës Shqipe. Kemi zhvilluar disa Projektet në bashkëpunim  me Kosovën, theksoj këtu seminare për zhvillimin profesional të mësuesve të Diasporës, tekste për fëmijët në diasporë, ministria ka bërë furnizimin me tekste shkollore.'- tha Kushi.

Prej më shumë se një viti dy ministritë e arsimit të Shqipërisë e Kosovës të koordinuara nga Qendra për Diasporën kanë miratuar kornizën standarde për tekstet shkollore për fëmijët në diasporë me synimin kryesore ruajtjen e gjuhës e kulturës shqiptare.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 23/06/2021 04:07

    Kam nje propozim dhe shpresoj qe t'a lexoje ndonje akademik i fushes:Do te ishte mire qe te ruhej gjuha e arberesheve te Italise,arvanitasve te Greqise dhe pakicave te tjera te vjetra te vendeve te tjera.Shqipja e sotme eshte mire te mesohet nga gjeneratat e dekadave te fundit,por duhet ruajtur patjeter shqipja e vjeter dhe nuk do te ishte keq sikur femijet e arberesheve e arvanitasve t'a mesonin kete gjuhe me abetare e tekste perkatese,sepse shpesh po flitet per nje harrese ne progres me kalimin e gjeneratave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?