Kronikë

Tymnaja në portale s’ndal koncertin e Bregoviç në Korçë, hidhet gaz lotsjellës, por artisti serb vijon këngën! Arrestohet autori, qytetarët: Masa të ekzagjeruara, shumë shtrenjtë bileta 1000 lekë

23 Gusht 2021, 07:18| Përditesimi: 23 Gusht 2021, 13:53

  • Share

KORCË- Me një histori prej 15 vitesh, edhe këtë verë u mbajt në Korçë Festa e Birrës, por ndryshe nga e kaluara, pati edhe një bojkotim masiv, kryesisht nga personazhe publike, të cilët nuk nguruan që të bënin thirrje fansave të tyre që ta braktisnin. E gjitha ndodhi për shkak të pjesëmarrjes së këngëtarit serb në Korçë, Goran Bregoviç. Sapo lajmi që pjesë e artistëve që do të performonin ishte dhe Bregoviç, i cilësuar si "anti shqiptar" dhe autor i këngës që njihet si himn për masakrat serbe në Kosovë, gjatë 1999, “Kallashnikov”, në rrjetet sociale vërshuan një sërë kritikash për organizatorët, madje pati edhe paralajmërime se do të "bënin gjithçka" që këngëtari të mos performonte, referuar këtu njoftimit të Tifozave KuqeZi.

Nisur nga këto paralajmërime, në terren u angazhuan mbi 200 efektivë policie për mbarëvajtjen e koncertit, por ato nuk mjaftuan, pasi incidentet nuk munguan. Teksa Bregoviç po këndonte, u hodh gazlotjsellës. Ai nuk ndaloi së kënduari për asnjë moment, por pamjet e qytetarëve të cilët u çuan nga karriket me lot në sy, u shndërruan në imazh kryesor të atij koncerti për të paktën disa minuta, pasi më pas gjithçka u kthye në normalitet. Nga videot që Report Tv solli, u panë qytetarë vendosin shami në hundë dhe dukë fërkuar sytë për shkak të djegies që shkakton gazi lotsjellës.

Autori i këtij incidenti u identifikua shumë shpejt dhe u vu në pranga. Bëhet fjalë për  21-vjeçarin Redon Leka, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër rendit, sigurisë publike dhe pronës, i cili ka hedhur kapsolla me gazlotsjellës, me qëllim cënimin e rendit dhe sigurisë publike në aktivitet. Gjatë shoqërimit të shtetasit Redon Leka, për në ambientet e Komisariatit, shtetasi tjetër F. K., ka kundërshtuar forcat e policisë, me qëllim pengimin e tyre në kryerjen e detyrës, i cili është proceduar penalisht. Në vendngjarje u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kapsollë detonatore e paplasur. 

Vetëvendosja, që u shfaq si një nga kundërshtaret më të fortë të koncertit në Shqipëri të Bregoviç, përmes selisë në Tiranë, mohoi të fshihej pas incidentit.

"Marrë parasysh "lajmet" që po qarkullojnë në disa portale lidhur me gazin lotsjellës të hedhur mbrëmë në koncertin e Goran Bregoviçit në Korçë, sqarojmë për opinionin publik se kjo nuk është organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Qëndrimet tona për këtë koncert dhe për këngëtarin në fjalë janë bërë publike në aksionin me banderolë të organizuar në Korçë në datën 19 gusht 2021", deklaruan ata. 

Qytetarët ishin të ndarë sa i përket pjesëmarrjes së këngëtarit serb, edhe pse ai u përpoq që të shuante zërat kritik ndaj tij e duke e nisur performancën me këngën Kosovska". 

"Është hera e parë që vij te festa e Birrës, është një atmosferë ndryshe. Diçka ndryshe. Masat e marrë për kontroll pak të tepruara, por ne si popull jemi pak racista dhe unë bëj pjesë te ata. Muzika është muzikë, por ne e kemi këtë pjesë, jemi pak racistë", tha një qytetar.

"Po bëj 15 vjet që vij, organizimi shumë mirë, pjesëmarrja e Bregoviç, shumë mirë, është shumë i mirë si këngëtar, nuk kemi ndonjë gjë. Masat e marra në hyrje për kontroll? Duhet të ketë pak rregull", tha një tjetër. 

"Është nata e 4, janë 5 netë fantastike, shumë të shkëlqyera, kemi mbetur shumë të kënaqur. Pjesëmarrja e Bregoviç? Mua më duket shumë normale, është një këngëtar, ai mund të këndojë jo vetëm në Korçë, por kudo është normale, s'ka problem, nuk e di pse është bërë problem, që të duket diçka shumë e veçantë, kanë ardhur dhe këngëtarë nga Greqia apo Brazili, nuk shikoj si problem", tha qytetari. 

"Vij nga Seleniku dhe erdha të shoh koncertin, është nata e 5-të. Sot erdhëm për këtë, paguam edhe lekët, na hoqën parfumet, lekët. Masat e marra dhe hyrja me biletë? Shumë ekstreme, kush e di se kush ka ardhur, këngëtar të thjeshtë kemi ardhur te Rama dhe s'na kanë bërë këtë kontrol. 1000 lekë bileta? Shumë shtrenjtë, unë vij nga kurbeti dhe e paguaj, erdhëm e pamë vëllezërit dhe u kënaqëm, muzika nuk hyn në politikë", u shpreh një tjetër.

Megjithatë, përtej debatit dhe incidentit në koncertin e Bregoviç, qytetarët shijuan për 5 natë radhazi një muzikë të mirë, nën shoqërimin e birrës. Edhe këtë vit, 5 netët e feste kulmuan me bum turistësh të cilët tejmbushën terminalin e autobusëve dhe Pazarin e Vjetër të Korçës, si dy vendtakimet e përhershme. Në natën finale, ndryshe nga netët e tjera hyrja ishte me bilete 1000 lekë të rinj. Qytetarë dhe turistë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë e shohin këtë feste si një tradite që duhet të vazhdojë gjithmonë. Ky koncert bëri bashkë edhe figurat e politikës nga të dyja kahet politike, si ministri i Turizmit Blendi Klosi, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, deputeti i PD-së, Ervin Salianji, mirëpo nga ana tjetër pati një bojkot nga ana e disa artistëve si Vesa Luma, Big Basta, Capital T.

 

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ejoreju: 24/08/2021 15:39

    Ore muter, po ardhja e te madhit Goran Bregoviç eshte nje ngjarje e rralle dhe DUHET qe ju t'ja shtroni rrugen me qylym e sixhadera ketij kengetari legjende dhe njeri shume i mire e jo te merrni guximin e te leshoni edhe shashka ju o plehra injorante gjoja pithriote...

    Përgjigju
  • Iris: 24/08/2021 00:11

    Pse si kujtoni ju se e hodhi kapsollen e gazit per patriotizem ky? Nga rezymeja duket qe as fjales //patriot// nuk ia di kuptimin.Ky thjesht e ka hedhur per gallate e per t'u zgerdhire kur te shikonte njerezit qe largoheshin te perlotur dhe per ndonje /like/ ne rrjetet sociale.

    Përgjigju
  • Lala: 23/08/2021 15:04

    Nje gje dua te di un .cfaj kan femijet qe ndodhin ne koncert tu lotojn syt per veprimin e ketij palles. A je trim ?nderpriti Rrugen e makines.bllokoje me hotel te mos Dali.denoncimin tjeter e ke prej meje per lotet e per demin shendetesor QE I bere femijes tim 3 vjec qe e kisha me vete ne koncert.e nese te lirojn keta pisat qe te kan arrestuar do e zgjidh fshatarce me ty.na cat trapin me patriotizem te shtirur kur miellin e Bukes e blini ne serbi.kur pasaportes I thoni pasosh si serbet. Kur skeni te zot te beni pordh ne mitrovicen tuaj.nejse

    Përgjigju
  • eduarti: 23/08/2021 12:01

    Shikoni si dallohen komentusit shpellare,ne Kosove marketet jane mbushur me ushqime serbe keta shajne Ramen, e kane nga siklet i Sali non grates. Drejtesia duhet te veproi per keta ndyresira te VV e PDh.....

    Përgjigju
  • GOLI: 23/08/2021 10:04

    TE LUMTE ÇUNI, JE E ARDHMJA E MEMES SHQIPERI...TE SHPRESOJME TE NA BEHESH PRESIDENT OSE KRYEMINISTER......

    Përgjigju
  • Albini i osmanit: 23/08/2021 09:56

    Ad meno copa m.ti ate e dine te gjithe...por mos beni lojen hudh gurin e fsheh doren o albin koqia e amo tyryfycka osmani Cdo mbjellesh do korresh Cfar dreqin pane te ju ata qe ju votuan nuk e di por jam i sigurte qe paskan bere shum keq te tjeret deri sa erdhet ju

    Përgjigju
  • Gjergj: 23/08/2021 09:18

    Eshte arrestuar me urdher te irfan bregovicit

    Përgjigju
  • Nanushi: 23/08/2021 06:33

    Uhhh Edvin Rama Lindén ta ..Vuqiqi bashku me Goranin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?