TIRANË- Mikel Harizaj, 42 vjeç, sapo doli nga lokali i tij në zonën e “Xhamllikut” për të dërguar në shtëpi kamerierin, Serini Dumi, 26 vjeç, kur “Mazda” me të cilën rreth orës 02.50 po lëvizte në Unazën e Madhe shpërtheu pranë rrethit të Selitës. Lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës, në anën e shoferit, ndërsa objektiv ishte vetë Harizaj. Si pasojë e shpërthimi, të dy, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, u dëmtuan rëndë. Harizaj dhe Dumi ndodhen në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa pësuan dëmtime të shumta në pjesën e poshtme të trupit, në këmbë. Burime nga Trauma i thanë Report Tv se të dy nuk e kanë kaluar rrezikun për jetën.
42-vjeçari Harizaj rezulton të jetë pronar i një lokali dhe marketi në zonën e “Xhamllikut” në kryeqytet. Ai është me origjinë nga Selenica e Vlorës dhe rezulton emër i njohur për policinë dhe organet e drejtësisë. I arrestuar më herët pasi në vitin 2009, pas një sherri në një lokal në qytetin e Vlorës shkoi tek automjeti i tij mori një granatë dore dhe tentoi të vriste tre persona të tjerë. Policia po heton në këtë drejtim në lidhje me ngjarjen, ndërsa nuk përjashtohen edhe pista të tjera të konflikteve të tij të mëvonshme. Për shkak të gjendjes së tij serioze, Harizaj nuk është pyetur akoma nga hetuesit. Këta të fundit po ndërtojnë dinamikën e lëvizjes së automjetit përgjatë ditës së enjte për të shkuar tek identifikimi i autorëve. Në fokus janë kamerat e sigurisë ku mjeti ka lëvizur gjatë ditës.
2022 ka nisur me një sërë ngjarjesh kriminale në vend. Kryeqyteti u trondit pak ditë më parë nga një atentat me armë zjarri, ku mbeti i vdekur Erion Çela si dhe 4 të tjerë u plagosën. Po ashtu në qytetin e Vlorës janë shënuar dy ngjarje të rënda kriminale, por për fat të mirë pa viktima. Më 3 janar, makinës në pronësi të Bernard Sinomatit, iu vendos tritol, ku si pasojë janë regjistruar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Vetëm dy ditë më vonë, një atentat me kallashnikov, ndodhi sërish në qytetin bregdetar, ku mbeti i plagosur 36-vjeçari Diego Hanaj. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje. Sakaq edhe në Shkodër, u plagos me armë zjarri pas një atentati mafioz Vincens Piroli, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për varsjë nga Mali i Zi. Deri tani nuk ka asnjë ngjarje të zbardhur nga policia, dhe asnjë autor të arrestuar!
Kjo është makina tip Mazda që iu vu sot tritolit. Mjeti është në pronësi të Mikel Harizaj, pronar i një lokali dhe një marketi. Lënda plasëse ishte vendosur nga krahu i shoferit, ku dhe shihet që ka marrë dëmtime më të mëdha në pjesën e përparme.
42-vjeçari Mikel Harizaj dyshohet se ka qenë objektivi i atentatit me tritol ditën e sotme në Tiranë, ku mbeti i plagosur ai si dhe 26-vjeçari Serini Dumi. Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur nga krahu i shoferit, ndërsa nuk dihet ende nëse ka qenë shpërthim i komanduar me telekomandë.
Harizaj rezulton pronar i një lokali në zonën e Xhamllikut si dhe i një marketi po në këtë zonë. Dumi, që ishte pasagjer në makinë, punon kamarier në lokalin e 42-vjeçarit, ndërsa mësohet se në momentin ku ka shpërthyer lënda plasëse, Harizaj po e dërgonte atë në shtëpi.
Mikel Harizaj dhe Serino Dume, dy personat të cilëve iu bë atentat ditën e sotme në Tiranë, ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës, ata janë në intubim në reanimacion, ndërsa kanë marrë dëmtime të shumta në pjesën e poshtme të trupit, në gjymtyrë. Harizajt dhe Dumes iu bë atentat me tritol në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku automjeti tip 'Mazda' me të cilin ata udhëtonin u hodh në erë nga shpërthimi.
Mikel Harizaj, 42 vjeç, të cilit iu bë atentat gjatë orëve të para të mëngjesit në Tiranë, është një emër i njohur për policinë. Ai është arrestuar në 2009 pasi akuzohet se pas një sherri në lokal, ka tentuar të vrasë 3 persona duke u hedhur një granatë. Ai u arrestua në Selenicë të Vlorës.
Si ndodhi ngjarja? Harizaj, për motive të dobëta është konfliktuar me tre shtetas në ambientet e një lokali. Menjëherë pas konfliktit, Mikel Harizaj ka dalë nga lokali dhe ka shkuar në makinën e tij, të cilën e kishte të parkuar afër lokalit nga ku ka marrë një granatë dore, me të cilën ka sulmuar shtetasit e mësipërm. Nga shpërthimi i granatës është plagosur rëndë shtetasi G. A., dhe më lehtë dy të tjerët.
Mikel Harizaj 42-vjeç dhe Serino Dume 26-vjeç, përkatësisht shoferi dhe pasagjeri, janë dy personat që mbetën të plagosur nga tritoli që i vendosën makinës së tyre mëngjesin e sotëm në zonën e Unazës së re.
Do ta ket ber ndonje vella i atyre femrave qe ka pat nxjer ne rruge ne greqi e torino ,kokrra e kermes
Përgjigjunuk ka dite qe mos te kete atentate me vdekje e plagosje...e nuk ka ngjarje qe komentuesit ja vene fajin QEVERISE. o popull po mir mor jahu po pse nuk fajsoni nje here kriminelet qe vriten e vrasin per punet e pista e per hakmarrjet ndermjet tyre.qeverija ka faj qe nuk i shton vitet e denimeve per cdo lloj krimi por nk ka faj qe vriten se te ishte ashtu duhet ti veje nga nje polic cdo krimineli per ti mbrojtur nga kundershtaret e tyre kriminele.lerini budalliqet e filloni hapni syte se jemi populli me kafshe mbas talebaneve.me vjen keq vetem per te pA FAJSHMIT qe gjenden ne mes te ketyre atentateve
PërgjigjuRena ne aksion mbreme ne Shkoder, Fier, Vlore dhe keta godasin ne zemer te tiranes. A ka polici kriminale ky vend apo jo? A ks polici rendi? Do beje reformen ky drejtori i ri duke shporrur nga policia te gjithe drejtuesit kanabiste te Saje Qorrit, te paaftet, te inkriminuarit? Do ndeshkohen keta dhe ata qe kane qene perpara ketyrr per korupsionin, bashkepunimin me krimin? Apo do i shohim neser si biznesmene?
PërgjigjuMirmengjes.. Se mos beni ndonje dite pushime o njerez! Ju jeni popull per kafaz, sjeni njerez, Duhet me ju mbajt ne kopesht zoologjik, Po ska shtet se ashtu e meritoni 50 % Ne shetitje te lire duhet te rrine vetem ata Qe jane te denje te jetojne dhe e njohin jeten Dhe lumturine, qe punojne dhe bashkepunojne Me njeri tjetrin.. jo ju kafshe te egra pa tru. Plera
PërgjigjuShteti duhet te Heqi gjykimin e shkurtuar. Dhe te kthej në parlamet demimim per armbatje paleje 18 vjet . Per Arne te ftofta 12 vjet pa drejt shkurtimi . Dhe kush kryen veper penale te perseritur 30 vite.dhe pastaj shikojeni ju keta trima .. se te gjith krimet në shqiperi mbi 90% perseriten nga njers me pecedent penal te me parshem. Se ja kan marr doren drejtesi.
PërgjigjuSduhet te egzistoj gjykimi i shkurtuar Dhe heqje 3-4 muaj ne vit per sjellje te mire ne burg, Dhe per me keq, sherbim prove dhe pune ne komunitet. Kto sduhet te egzistojne, duhet vetem burg pa afat dhe pa drejte apelimi per kto kafshe parahistorike, Qe si do as familja, i kan rende dhe tokes. Kafaz dhe te izoluar pa respekt minimal. Te merret database e kontigjenteve dhe te behen kontrolle Te befasishme ne lagje ne makina dhe ne banesa Per te pare veprimtarine e tyre, dhe do shikoni rezultatet, Agjentet te paguhen mire dhe te bejne punen sic e kane bere.. Dhe populli do jetoje i qete. Se po kemi frike me dale me familjet, nga bombat e kallashet Ne cdo qytet si ne lufte, na ka zili dhe Siria e afganistani.