Kronikë

Hidhet nga ura e Bunës, policia shpëton të moshuarin nga vdekja (VIDEO)

31 Dhjetor 2024, 16:06| Përditesimi: 31 Dhjetor 2024, 16:10

  • Share

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur këtë ditë të fundit të vitit 2024, në qytetin e Shkodrës, ku një 83-vjeçar ka tentuar të vetëmbytet në lumin Buna.

Fatmirësisht, i moshuari i identifikuar me inicialet L.P. është nga shpëtuar nga mbytja falë ndërhyrjes në kohë të Patrullës së Përgjithshme.

Ka qenë vetë patrulla e policisë që ka konstatuar 83-vjeçarin që po tentonte të hidhej nga ura e Bahçallëkut në ujërat e lumit Buna dhe menjëherë kanë marrë një varkë dhe kanë bërë të mundur shpëtimin e tij.

I moshuari është transportuar me autoambulancë  në spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • nese: 31/12/2024 16:23

    Ju nuk te lini as te vdesesh mor amani,haha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?