Irena Gjoka është caktuar me short si gjyqtarja e seancës paraprake për dosjen Meta, e cila kaloi në GJKKO më 29 gusht. Gjoka do të vendosë nëse do të kalojë për gjykim dosjen ndaj ish-presidentit dhe kreut të PL-së Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe tre të pandehurve të tjerë.
Por mbrojtësi ligjor i Metës, Kujtim Cakrani ka deklaruar se do të kërkojë dorëheqjen e gjyqtares nga çështja, dhe në rast se nuk do të pranojë, atëherë do të bëjë kërkesë për përjashtimin e saj. Cakrani thotë se në kushtet kur Gjoka sipas tij ka probleme me ligjin, nuk mund të gjykojë këtë dosje.
Qëndrimin e përforcoi nga selia e PL, Sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi, i cili nuk u kursye me akuzat.
"E njëjta gjyqtare kamikaze antiopozitare dhe antiligj, që sipas ligjit nuk duhet të ishte fare gjykatëse se nuk plotëson kriteret për të qenë magjistrate, e njëjta që ka gjykuar çështjet politike farsë kundër liderit Partisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisha, kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, është caktuar sot gjyqtare paraprake për dosjen ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta", tha Blushi.
Gjoka ka qenë edhe gjyqtarja e hetimit paraprak për dosjen e aferës Partizani, dhe ka caktuar po ashtu masat e sigurisë për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, tashmë të pandehur. Gjoka ka qenë gjithashtu objekt i sulmeve të vazhdueshme të Berishës, duke e cilësuar si delinkuente dhe kriminele.
SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Të pandehurit e tjerë, përveç Metës e Kryemadhit, janë dhe nëna e kësaj të fundit, Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.
Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet gjithashtu për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Ndërsa mamaja e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi akuzohet për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun.
Meta ndodhet në burg që prej tetorit të vitit të kaluar, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje. Dy ditë më parë, teksa u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitje, Kryemadhi hodhi akuza për intimidim dëshmitarësh dhe tha se nuk do të kërkonte gjykim të shkurtuar.
Kryemadhi-Meta, tashmë ligjërisht të divorcuar, akuzohen se ndër vite kanë ushtruar pushtetin e tyre për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme dhe kanë fshehur burimin e tyre duke përdorur edhe familjarët.
Meta ka kërkuar lirinë me argumentin se hetimet janë mbyllur dhe nuk ka rrezik për prishje provash. Më 8 shtator, Apeli i Posaçëm do të shqyrtojë ankimimin e Metës kundër vendimit të Shkallës së Parë, e cila rrëzoi kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë me argumentin se pozita e tij është rënduar me marrjen zyrtarisht të pandehur dhe se ekziston rreziku se ai mund të prishë provat dhe intimidojë dëshmitarët.
Mbrojtja e Metës, në kërkesën e depozituar në gjykatë, tha se rreziku i prishjes së provave ishte një alibi ndërsa argumentin se mund të intimidojë dëshmitarët e konsideroi si lajthitje.
Pasi shorti përcaktoi gjyqtaren Irena Gjoka për seancën paraprake që do vendosë nëse do kalojë për gjykim ose jo dosja ndaj Ilir Metës, partia e këtij të fundit ka nisur sulmet ndaj magjistrates së GJKKO.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, duket se ka marrë shembull nga kryedemokrati Sali Berisha dhe ka sulmuar gjyqtaren Irena Gjoka, me të njëjtën gjuhë dhe me të njëjtat akuza si kreu i opozitës.
Në një deklaratë për mediat nga selia e PL, Blushi aludoi se gjyqtarja Irena Gjoka nuk u përzgjodh me short si gjyqtare e seancës paraprake ndaj Ilir Metës, por sipas tij, atë e përzgjodhi Kryeministri Edi Rama dhe kreu i SPAK Altin Duman!?
Tedi Blushi vijoi me akuzat ndaj gjyqtares, duke e etiketuar atë si “delikuente recidivizte” dhe “kamikaze anti-opozitare”.
Sekretari i Përgjithshëm i PL përmendi edhe të njëjtat akuza si Sali Berisha ndaj saj, për dënimin në Greqi, që përdor 5 mbiemra dhe që kaloi Vettingun duke fshehur dënimet penale.
Deklarata e plotë e Tedi Blushit:
Irena Gjoka, e njohur tanimë si Irena me 5 mbiemra, e cila prej kohësh duhej të kishte dalë vet para drejtësisë si një delinkuente recidiviste, e dënuar penalisht me vendim gjykate për falsifikim, e dënuar administratisht edhe me dëbim për shkelje ligji nga Greqia dhe që kaloi vettingun me mashtrim duke fshehur dënimet penale, e njëjta gjyqtare kamikaze antiopozitare dhe antiligj, që sipas ligjit nuk duhet të ishte fare gjykatëse se nuk plotëson kriteret për të qenë magjistrate, e njëjta që ka gjykuar çështjet politike farsë kundër liderit Partisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisha, kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, është caktuar sot gjyqtare paraprake për dosjen ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Irena Gjokën sot nuk e caktoi shorti, por e përzgjodhi vet Kreu i Organizatës, Edi Rama, si dhe drejtuesi i organizatës kriminale SPAK, Altin Dumani, që i ngarkuan kamikazes së duhur politike të kryejë edhe një shërbim të fundit politik, në funksion të misionit të tyre për asgjesimin e pluralizmit politik dhe demokracisë në vend.
Caktimi i Irena Gjokës, gjyqtare paraprake për të ashtëquajturën çështja Meta, kur në fakt kjo çështje nuk ekziston sa kohë nuk ka një vepër dhe një provë penale, është tregues jo vetëm i procesit farsë kundër Presidentit të Partisë së Lirisë, standardet e të cilit u vulosën me rrëmbimin e tij kriminal në 21 tetor të vitit të kaluar, por kjo është prova më e freskët dhe më pakundërshtueshme e “Drejtësisë me regji” dhe përdorimit të saj si armë politike nga regjimi dhe personalisht nga Edi Rama për të goditur liderët e opozitës.
Një turp dhe skandal institucional që fashit çdo iluzion për ekzistencën e një drejtësie të pavarur.
E njëjta gjyqtare antiopozitare kamikaze, e keqpërdorur politikisht deri në shpërfytyrim ekstrem nga Edi Rama, që caktoi masat antiligjore dhe antikushtetuese të sigurisë ndaj liderit të Partisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisha, që ka marrë pjesë në gjykimin e çështjes së Fatmir Mediut dhe Fredi Belerit, pa integritet dhe e diskredituar publikisht, që ngjall revoltë për çdo qytetar që beson në vlerat e lirisë dhe barazinë para ligjit, e dënuar me vendim gjykate, e denoncuar nga opozita për mashtrime, shkelje ligji, e hetuar nga SPAK për dënimin e saj penal në Greqi, kurrë nuk mund të pranohet si mjet për të legjitimuar një farsë gjyqësore ndaj Ilir Metës të porositur politikisht nga vet Kreu i Organizatës.
Po u rikujtojmë të gjithë shqiptarëve, me fakte dhe prova autentike dhe të pamohueshme, te siguruara nga avokatja e mirenjohur Adriana Kalaja, se kush është në të vërtetë Irena Gjoka, që prej kohësh duhet të ishte subjekt i ndëshkimit penal, një delinkuente e dënuar me burg nga gjykatat greke për falsifikim të dokumentit të identifikimit dhe kalim të paligjshëm të kufirit.
Nuk ka shtet ligjor kur një gjyqtare me rekorde penale jashtë vendit do vendosë gjoja drejtësi ish-Presidentit të Republikës.
Së pari, po publikojmë dokumentin e vendimit të gjykatës penale të Janinës, që në vendimin e datës 7 korrik 2005 ka vendosur për deklarimin fajtore të Irena Gjokës, alias Irena Maneku, se në datën 24.12.2002, në orën 15:30 në Kakavijë të Janinës, në kontroll pasaporte u kap të mbajë dokumenta udhëtimi të falsifikuara dhe konkretisht në vendin dhe kohën e mësipërme posedonte pasaportën e Shqipërisë me nr. 1068376/98, e cila ishte ndryshuar kështu: Tjetërsim VISA në faqen 17 të pasaportës përsa i përket afatit të vlefshmërisë dhe rrjedhimisht pasaporta e mësipërme provohet se është e falsifikuar. E dënon të pandehurën të shpallur fajtore me burgim tre muaj, gjobë 1500 Euro, si dhe me shpenzimet gjyqësore prej 73 Euro”, si dhe vendos dëbimin e saj nga Greqia.
Gjithashtu po publikojmë edhe prokurën e vitit 2003, me të cilën Irena Gjoka me noter kishte autorizuar për të marrë avokat që të kundërshtonte vendimet e dëbimit nga Greqia.
Prej majit të vitit të kaluar SPAK deklaroi se do nisë hetim të thelluar për Irenën me 5 mbiemra, por kanë kaluar 14 muaj dhe pa asnjë rezultat sepse Irena mbrohet nga Edi Rama dhe Altin Dumani, sepse u duhet kjo gjyqtare delinkuente, që pasi vendosi masën e arrestit për Berishën dhe Malltezin, tani të gjykojë edhe dosjen e Ilir Metës.
A ka më absurditet se sa një gjyqtare e hetuar nga SPAK për të njëjtat kritere që po përdoren për të akuzuar liderët e opozitës, të caktohet për të gjykuar pikërisht kërkesat e SPAK-ut?
Që nga prilli i 2024, Prokuroria e Përgjithshme, mban pezull pa hetim këtë pseudo gjyqtare që nuk është gjë tjetër veçse një patronazhiste dhe kamikaze e Edi Ramës, ndërkohë janë bërë 8 kërkesa në këtë institucion.
Vlen të thkesohet se kallëzimi penal me prova të pakundërshtueshme, nga Altin Dumanit është rregjistruar pa emër në qershor 2025 dhe nga 6 maji i 2025, asnjë reagim nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, ku është kërkuar pezullimi dhe shkarkimi i kësaj delikuente dhe kamikaze të përdorur kundër opozitës shqiptare me qëllim agjesimin e pluralizimit politik dhe demokracisë.
Kjo është drejtësia me regji në versionin më vulgar: një skenar ku aktorët janë të njëjtët, prova nuk ka, por urdhri politik është i qartë, godit opozitën me çdo kusht!
Caktimi i Irena Gjokës nuk është aspak rastësi. Është pjesë e një skeme të mirëmenduar ku të njëjtët “gjyqtarë kamikazë” përdoren për të ekzekutuar urdhra politike.
Ashtu siç është përdorur më parë për të sulmuar opozitën, sot i jepet roli i turpshëm për të vlerësuar një dosje të ndërtuar mbi baltë dhe shpifje, me zero fakte dhe prova penale, ndaj z. Ilir Meta.
Gjyqtare të tilla nuk kanë vend në sistemin e drejtësisë, por në aktpaditë për korrupsion moral, profesional dhe ligjor.
Sot drejtësia shqiptare ndodhet para një momenti dramatik, me gjyqtarë që përdoren sipas nevojës së pushtetit, duke i kthyer sallat e gjykatës në instrument të mafias politike.
Partia e Lirisë kërkon me vendosmëri që Irena Gjoka të largohet urgjentisht nga çështja, përndryshe ky proces nuk do të njihet kurrë si proces gjyqësor, por ashtu sikundër është një proces fund e krye politik i montuar nga Edi Rama, i diktuar nga Charles McGonigal dhe i orentuar nga Altin Dumani, që kanë marrë përsipër të vënë në jetë misionin ogurzi të asgjesimit të pluralizmit politik dhe demokracisë në vend, ç’ka kurrë nuk do lejohet që të ndodhë.
Komente

Liro je shum i forte dhe duhesh te resistosh nga te ghithe keta qelbedira te komunizmit.Komplimenti Avukatit.Edi nje dite do pergjigjet per te gjitha te keqijat qe po' i ben shqiptarve.
PërgjigjuSi èshtè e mundur qè tè gjithè ANALFABETÈT FUNKSIONALÈ, janè mbèshtetès tè Metès? Shikoni kètè @Elio. Çdo fjalè e shkruar, njè sirenè alarmi pèr trurin. Ma merr mèndja qè edhe ky, i ka tè paktèn 4 diplloma tè "universitetit" tè famshèm KRISTAL.
Irena do e liroje
PërgjigjuAvazi i Likes eshte tragjedia shqiptare, e budallait qe hedh nje gur ne lum dhe 300 te mençur nuk e nxjerrin dot... ndoshta ja nxjerr Mona, biondja e natyralizuar bishtperdredhur ..
Përgjigju...ndoshta e nxjerr Irena e kriminalizuar. Edhe të fajshmit që ka gjykuar Irena do shpallen të pafajshëm nga Gjykata e Strasburgut. Dhe ti e unë do paguajnë gjobën
Esht e habitshme se si nje njeri kaq i kapur duhet te kryej funksionet e gjyqtarit. Ska te tjere a si?!
PërgjigjuTmerr si ti japesh lirine Ilir floririt duke vene gjyqtaren me te perfolur ne Shqipëri. Kjo ka 3 dosje te hapura e Strasburgu ben qejf me keto dosje. Jane te shpifur te gjithë.
Përgjigju