Ilir Meta dhe gjyqtarja Irena Gjoka

Kronikë

Irena Gjoka, gjyqtare e seancës paraprake për dosjen Meta! Avokati: Do i kërkojmë dorëheqjen! Caktoi masat e sigurisë për Berishën e Malltezin

3 Shtator, 09:34| Përditesimi: 3 Shtator, 12:35

  • Share

Irena Gjoka është caktuar me short si gjyqtarja e seancës paraprake për dosjen Meta, e cila kaloi në GJKKO më 29 gusht. Gjoka do të vendosë nëse do të kalojë për gjykim dosjen ndaj ish-presidentit dhe kreut të PL-së Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe tre të pandehurve të tjerë. 

Por mbrojtësi ligjor i Metës, Kujtim Cakrani ka deklaruar se do të kërkojë dorëheqjen e gjyqtares nga çështja, dhe në rast se nuk do të pranojë, atëherë do të bëjë kërkesë për përjashtimin e saj. Cakrani thotë se në kushtet kur Gjoka sipas tij ka probleme me ligjin, nuk mund të gjykojë këtë dosje.

Gjoka ka qenë edhe gjyqtarja e hetimit paraprak për dosjen e aferës Partizani, dhe ka caktuar po ashtu masat e sigurisë për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, tashmë të pandehur. Gjoka ka qenë gjithashtu objekt i sulmeve të vazhdueshme të Berishës, duke e cilësuar si delinkuente dhe kriminele. 

SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Të pandehurit e tjerë, përveç Metës e Kryemadhit, janë dhe nëna e kësaj të fundit, Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.

Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet gjithashtu për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Ndërsa  mamaja e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi akuzohet për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun.

Meta ndodhet në burg që prej tetorit të vitit të kaluar, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje. Dy ditë më parë, teksa u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitje, Kryemadhi hodhi akuza për intimidim dëshmitarësh dhe tha se nuk do të kërkonte gjykim të shkurtuar.

Kryemadhi-Meta, tashmë ligjërisht të divorcuar, akuzohen se ndër vite kanë ushtruar pushtetin e tyre për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme dhe kanë fshehur burimin e tyre duke përdorur edhe familjarët.

Meta ka kërkuar lirinë me argumentin se hetimet janë mbyllur dhe nuk ka rrezik për prishje provash. Më 8 shtator, Apeli i Posaçëm do të shqyrtojë ankimimin e Metës kundër vendimit të Shkallës së Parë, e cila rrëzoi kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë me argumentin se pozita e tij është rënduar me marrjen zyrtarisht të pandehur dhe se ekziston rreziku se ai mund të prishë provat dhe intimidojë dëshmitarët.

Mbrojtja e Metës, në kërkesën e depozituar në gjykatë, tha se rreziku i prishjes së provave ishte një alibi ndërsa argumentin se mund të intimidojë dëshmitarët e konsideroi si lajthitje. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ilir: 03/09/2025 11:32

    Irena do e liroje

    Përgjigju
  • Like rrondokopi: 03/09/2025 11:29

    Avazi i Likes eshte tragjedia shqiptare, e budallait qe hedh nje gur ne lum dhe 300 te mençur nuk e nxjerrin dot... ndoshta ja nxjerr Mona, biondja e natyralizuar bishtperdredhur ..

    Përgjigju
  • Integritet: 03/09/2025 11:07

    Esht e habitshme se si nje njeri kaq i kapur duhet te kryej funksionet e gjyqtarit. Ska te tjere a si?!

    Përgjigju
  • Likja: 03/09/2025 09:53

    Tmerr si ti japesh lirine Ilir floririt duke vene gjyqtaren me te perfolur ne Shqipëri. Kjo ka 3 dosje te hapura e Strasburgu ben qejf me keto dosje. Jane te shpifur te gjithë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?