Prokuroria e Posaçme mbylli sot (6 shkurt) hetimet për çështjen e dytë ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro, i akuzuar për “shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim.
Organi i akuzës ka bërë kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim, ndaj Goros, Vasillaq Strakosha dhe Jerisimo Bashi.
Nga shorti elektronik i hedhur mëngjesin e kësaj të enjte, Etleva Deda u caktua gjyqtare për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.
Sa i përket çështjes së parë, në datë 10 shkurt në orën 13.00 pritet të lexohen konkluzionet nga SPAK, pasi në seancën e kaluar Jorgo Goro kërkoi të gjykohej me procedurën e gjykimit të shkurtuar.
Të njëjtën formë gjykimi kërkuan edhe dy ish-zyrtarët e tjerë Vezir Gjikoka dhe Jerasimo Bashko, ndërsa për Bilbil Aliajn GJKKO vendosi ndarjen e çështjes, pasi ai kërkoi gjykim të zakonshëm.
Goro u arrestua në 23 mars 2024, pas një kallëzimi të bërë nga Fredi Beleri.
Komente
