Shpresa Beçaj

Hidhet shorti/ Ja kush do e vendosë fatin e çështjes 'CEZ'

20 Shkurt 2020, 15:55| Përditesimi: 20 Shkurt 2020, 20:02

  • Share

TIRANË- Shpresa Beçaj do të gjykojë ankimimin e Kuvendit për dosjen “CEZ”. Shorti i hedhur sot në Gjykatën e Apelit të Tiranës ka përcaktuar gjyqtaren Beçaj relatore, pasi çështja u pushua me argumentin se hetimet nuk dhanë rezultat dhe nuk u gjendën element të veprave penale për ish-zyrtarët e akuzuar.

Ishte gjyqtari Lazër Sallaku i cili më parë mbylljen e çështjes së lobimit rus për PD si dhe lirimin për 6 të dyshuarit e dosjes “Toyota Yaris”, që vendosi pas një hetimi 3-vjeçar pushimin për dosjen 'CEZ' në Gjykatën e Tiranës, ku ishte i përfshirë edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Një vendim i tillë u konsideruar nga kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla korruptiv nga një gjyqtar 'KÇK', e për pasojë e dërgoi çështjen në Apel.  

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?