Hidhet shorti në KQZ, Meta-Berisha numërues votash vetëm në tavolinat me numër tek më 14 Maj

25 Prill 2023, 12:27| Përditesimi: 25 Prill 2023, 12:43

  • Share

Koalicioni Meta-Berisha do të ketë numërues të votave për zgjedhjet e 14 majit vetëm në tavolinat e numërimit me numër tek në të gjitha KZAZ-të e vendit. Ky është rezultati i shortit i hedhur sot në KQZ, teksa Partisë së Lirisë i ranë tavolinat e numërimit me numër tek ndërsa partisë tjetër që merr anëtarin e katërt, Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet i ranë tavolinat me numër çift.

Pra, në tavolinat e numërimit me numër tek në të gjithë vendin numëruesit do të jenë 2 përfaqësues të Partisë Socialiste, 1 i Partisë Demokratike dhe 1 i Partisë së Lirisë. Ndërsa në tavolinat e numërimit me numër çift në të gjithë vendin numëruesit do të jenë 2 përfaqësues të Partisë Socialiste, 1 i Partisë Demokratike dhe 1 i PDIU-së.

Vendimi që anëtari i katërt i grupeve të numërimit të ndahej mes PL dhe PDIU-së u mor ditën e djeshme gjatë mbledhjes së KQZ, e cila u shqoërua me debate mes përfaqësuesve të këtyre partive politike.

Ndërsa Celibashi u shpreh se sistemi tashmë është mjaftueshëm i konsoliduar dhe se do të numërohen edhe votat e atyre partive të cilat nuk kanë as numërues dhe as komisionerë.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?