Është hedhur shorti në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për renditjen e subjeketeve zgjedhorë në fletën e votimit. Partia Social-Demokrate e deputetit Tom Doshi do të jetë e renditur e para në fletën e votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Partia Socialiste do të mbajë numrin 12 në fletën e votimit, ndërsa Partia Demokratike dhe koalicioni Aleanca për Ndryshimi do të mbajë numrin 9 në fletën e votimit. Shorti është hedhur për 12 partitë politikë, ndërkohë që në zgjedhjet e 25 prillit do të marrin pjesë edhe 5 kandidatë të pavarur, të cilët do të renditen pas subjekteve politike në Qarqet ku ato kandidojnë.
- Partia Social Demokrate 1
- Partia Balli Kombëtar 2
- Lëvizja Demokratike Shqiptare 3
- Bindja Demokratike 4
- Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët 5
- Lëvizja Socialiste për Integrim 6
- Nisma Thurje 7
- Partia Lëvizja e Re 8
- Partia Demokratik dhe Aleanca për Ndryshim 9
- Aleanca Demokracia e Re 10
- Lëvizja për Ndryshim 11
- Partia Socialiste 12
Një ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listat shumë-emërore të koalicionin PD-Aleanca për Ndryshim. Gjatë debateve në KQZ u tha se në listat e koalicionit ‘Aleanca për Ndryshim’ kanë kandidatë më tepër, ku PD ka dërguar 214 kandidatë nga 153 që duhen, por kjo sipas Celibashit nuk përbën arsye për të mos miratuar listat.
Celibashi miratoi listat shumë-emërore të PD, për çdo qark duke miratuar vetëm numrin e nevojshëm të kandidatëve që duhet për çdo qark duke i larguar kandidatët e tepërt. Me ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor dhe rikonstruktimin e KQZ, miratimi i listave bëhet nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve pa pasur nevojë për votimin të përfaqësuesve të partive atje.
Renditja e partive politike në fletën e votimit