Sport

Hidhet shorti për Europianin U-17 që do zhvillohet në Shqipëri, kuqezinjtë në ‘grupin e ferrit’! E nisim me Portugalinë, në grup Franca dhe Gjermania! Finalja më 1 Qershor

31 Mars, 19:48| Përditesimi: 1 Prill, 12:35

  • Share

Është hedhur shorti i Evropianit të 17-vjeçarëve (U-17), që për herë të parë do të mbahet në Shqipëri, nga data 19 maj deri më 1 qershor.

Ashtu siç pritej, kuqezinjtë që u kualifikuan si vend organizator, do të jenë në grup ferri. Goglat përcaktuan që Shqipëria do të përballet me Francën, Gjermaninë dhe Portugalinë, ndërsa në grupin B janë shortuar Italia, Belgjika, Anglia dhe Çekia.

Faza finale e këtij turneu do të luhet në katër stadiume në vendin tonë:

“Arena Kombëtare”, Tiranë, “Elbasan Arena”, Elbasan, “Arena Egnatia”, Rrogozhinë dhe “Niko Dovana”, Durrës.

Shqipëria do të luajë ndeshjen hapëse të Kampionatit Europian U-17 ndaj Portugalisë më 19 maj, në stadiumin “Arena Kombëtare”, në orën 18:00.

Finalja e madhe do të luhet më 1 qershor, në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?