ELBASAN- Ndonëse Banka e Shqipërisë ka vënë theksin se 5 mijë lekëshi i ri është i një sigurisë shumë të lartë, 7 të rinj kanë arritur që ta falsifikojnë atë dhe më pas i hidhnin në treg.
Të arrestuarit Altin Veizaj, Bardhul Meçe, Ina Hysa, Rezart Kovaçi, Drilon Alimeta, Izair Çitozi dhe Arber Tafa Keta, në bashkëpunim për një periudhë kohore disamujore kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të falsifikuara, në disa qytete, si Elbasan, Tiranë, Krujë, Fier etj.
Në total janë sekuestruar 158 mijë lekë shqiptare të falsifikuara, si e dhe 9 aparate celular edhe 2 automjete. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave" kryer në bashkëpunim.