TIRANË- Policia Rrugore e Tiranës ka gjobitur shoferët dhe pasagjerët të cilët hedhin sende nga mjetet në lëvizje dhe ndotin mjedisin.
Kjo shkelje dënohet me gjobë nga 2.500-10.000 lekë sipas nenit 15/1, germa i, të Kodit Rrugor.
“Mjedisi është i të gjithëve, mos e ndotni atë!”- thuhet në njoftim.
Kujtojmë se edhe kryeministri Rama pak ditë më parë theksoi dobinë e mbajtjes pastër të mjedisit ndërsa shtoi se sesioni i ardhshëm i Kuvendit do të miratojë projektligje për të ndëshkuar shkelësit.
Komento